Marrëveshjet ekonomike, sot në Komisione
Komisioni i Ligjeve, ai i Ekonomisë dhe i Politikës së Jashtme do të diskutojnë sot disa marrëveshje të miratuara nga qeveria. Kështu në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet në orën 10.00 projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve (E.F.T.A.) dhe të marrëveshjeve për bujqësinë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihteinshteinit, Republikës së Shqipërisë e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj". Ndërkohë që paralelisht te Ligjet dhe te Ekonomia do të diskutohet Projektligji "Për ratifikimin e konventës ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat".