E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ultimatumet e Ramës për interesa personale”



Deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi dje kryetarin socialist se po përdor ultimatumet për interesa të tij personale. I ftuar në një emision televiziv, Boçi tha "ultimatumi ka humbur sensin e tij, pasi zoti Rama e ka përdorur kaq shumë dhe i ka bërë vetëm për interesa personale". Deputeti demokrat shprehu dhe qëndrimin e PD për transparencës së zgjedhjeve. "Kryeministri Berisha është shprehur i vendosur të zbatojë nenin 178 të kodit zgjedhor, kod i cili ka marrë konsensusin më të madh parlamentar. Zoti Rama po bën absurdin sepse shprehet se nuk e njeh nenin 178. Mund të shprehet kryetari i opozitës se nuk njoh dhe zbatoj nenin e kodit zgjedhor?!", u shpreh Boçi. Duke folur për kandidaturën e Vangjel Kostës për gjykatën kushtetuese, Boçi tha se ai u rrëzua për mungesë transparence nga ana e tij. "Zoti Kosta u tregua jo i sinqertë në komisionin e ligjeve kur u pyet nëse ka gjykuar çështje politike para viteve '90", tha Boçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›