E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrin rroga nga QKUK-ja pa punuar fare aty

Dhjetëra profesorë dhe asistentë të cilët ligjërojnë në Fakultetin e Mjekësisë marrin paga edhe nga QKUK-ja, ndonëse nuk punojnë fare në këtë institucion. Kjo pagesë e dyfishtë për këta punonjës të Fakultetit të Mjekësisë bëhet duke u bazuar në një memorandum të vitit 2006, me të cilin ishte rregulluar pagesa e profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilët punonin edhe në QKUK, shkruan Koha Ditore.

Ky memorandum i mirëkuptimit ishte nënshkruar më 19 prill të vitit 2006 në mes të tri institucioneve: Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

“Mësimdhënësit të FM-së do të kenë mundësinë të vendosin se në cilin institucion (MSH apo MASHT) do të realizojnë marrëdhënie, primare e me cilin sekondare”, thuhet në pikën 2 të këtij memorandumi.

Këta punonjës arsimorë që shtatë vjet e kanë shfrytëzuar këtë pikë për të marrë rroga nga të dyja institucionet.

Por për profesorët e kontaktuar të cilët përfitojnë këto paga çdo gjë është ligjore./Koha Ditore/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›