Zgjidhja për Prishtinën, VV-ja

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk i frikësohet kandidaturës së Isa Mustafës për të parin e kryeqytetit. Ai ka deklaruar se ka ardhur koha të ndërrohet qeverisja Mustafa.
Ahmeti ka vlerësuar se kjo qeverisje ka dështuar të ballafaqohet me problemet me të cilat përballen kryeqyteti dhe kryeqytetasit. "Pas dy mandatateve në Prishtinë, kemi shumë probleme me të cilat qeverisja Mustafa nuk është ballafaquar për të cilat duhet vullnet, ekip, guzim dhe plane të reja", ka thënë Ahmeti për gazetën Epoka e re.
Në këtë kontekst, Ahmeti ka deklaruar se tashmë ka identifukuar problemet me të cilat ballafaqohet Prishtina. "Përveqse i kemi identifikuar problemet, i japim edhe zgjidhjet. Plani ynë përfshin identifikimin e problemeve dhe zgjidhjet", ka shtuar Ahmeti./Indeksonline/