E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrja e gradave shkencore dhe akreditimet, ja rregullat e reja

01/09/2010 Viti i ri akademik, hyn në fuqi ligji i ri për Arsimin e Lartë

Pas pak ditësh, më saktë në datën 4 shtator 2010 hyn në fuqi ligji i ri për Arsimin E Lartë. Në tërësi ligji është një riorganizim i universiteteve shtetërore dhe ato private. Ndryshon mënyra e akreditimit, specializimet, mënyra e mësimdhënies etj. Për shembull në nenin 5 të ligjit, thuhet se grada docent mund të merret dhe në rast se nuk ke tituj të tjerë shkencorë, por mjafton masteri në shkencat e natyrës, dhe pesë vjet punë kërkimore shkencore në një institucion të arsimit të lartë. Gjithashtu jepen rregullat e reja për specializimet ne fusha të ndryshme e kështu me radhë.

1. Programet e studimeve në institucionet e arsimit të lartë organizohen në tri cikle të njëpasnjëshme: cikli i parë, cikli i dytë dhe cikli i tretë.

1.1 Studimet e ciklit të parë:

a) Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme, dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh;

b) programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite evropiane (ECTS) (më kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike;

c) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë universitare Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

1.2. Studimet e ciklit të dytë:

1.2.1. Programet e studimeve “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura”:

a) Programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti;

b) programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

c) studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare;

ç) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” në fushën e arsimimit të kryer.

1.3.2. Programet e studimeve specializuese afatgjata:

a) Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta në fushat e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të inxhinierisë, të veterinarisë dhe të drejtësisë etj. Këto programe të studimeve përfshijnë studime teorike, të kombinuara me aplikime praktike e trajnime profesionale. Programet e studimeve specializuese në drejtësi realizohen në kuadër të Shkollës së Magjistraturës, që rregullohet me ligj të veçantë;

b) për kryerjen e programeve të studimeve specializuese afatgjata, studenti duhet të grumbullojë jo më pak se 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e këtyre programeve të studimeve është jo më pak se 2 vite akademike, në përputhje me ligjin e profesioneve të rregulluara;

c) studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare;

ç) në përfundim të programeve të studimeve specializuese afatgjata lëshohet diplomë universitare specializimi me titullin në fushën përkatëse.

1.3.3. Në fushën e mjekësisë, programet e studimeve të doktoratës mund të ofrohen të integruara me studimet specializuese afatgjata, sipas planit dhe programit mësimor, të miratuar nga fakulteti dhe universiteti përkatës. Hapja, mbyllja, riorganizimi dhe përshtatja e programeve të studimeve të të gjitha cikleve të arsimit të lartë publik.

1. Hapja e programeve të reja tё studimeve tё të gjitha cikleve të arsimit të lartë publik,

riorganizimi dhe mbyllja e tyre bëhen me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në bazë të kërkesës së institucionit të arsimit të lartë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka të drejtë t’i kërkojë institucionit publik të arsimit të lartë hapjen e programeve të reja të studimeve në fusha prioritare.

2. Përshtatja e programeve/profileve të studimeve të miratuara sipas këtij ligji, që nuk cenojnë objektivat bazë të tyre, bëhet me propozimin e njësisë bazë dhe me miratimin e këshillit të njësisë kryesore, pasi të merret pëlqimi i senatit akademik të institucionit të arsimit të lartë.

3. Ministri i Arsimit dhe Shkencës merr vendim, sipas pikës 1 të këtij neni, mbështetur në vlerësimin e Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë”.

Hapja, mbyllja dhe riorganizimi i programeve tё studimeve të cikleve të arsimit të lartë privat

1. Hapja e programeve të reja tё studimeve tё të gjitha cikleve të arsimit të lartë privat, mbyllja dhe riorganizimi i tyre bëhen me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në bazë të kërkesës së institucionit të arsimit të lartë.

2. Ministri i Arsimit dhe Shkencës përcakton dokumentacionin që duhet të përmbajë projekti i paraqitur për dhënien e lejes për hapjen e programeve të reja dhe që ka të bëjë me misionin e objektivat afatgjatë të institucionit, programet e studimeve, skemën e financimit, si dhe afatet e procedurat për shqyrtimin e projekteve.

3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kërkon Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të paraqesë vlerësimin e tij për programet e studimit, të paraqitura në projekt.

4. Ministri i Arsimit dhe Shkencës refuzon një projekt në rastet kur:

a) Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë jep vlerësim negativ për të gjitha programet e studimeve;

b) institucioni i kërkuar i arsimit të lartë nuk provon se është në gjendje të ofrojë garancitë e nevojshme financiare dhe të infrastrukturës për veprimtaritë e kërkuara. Në rastin e refuzimit të një projekti të paraqitur, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon aplikantin për vendimin dhe për shkaqet e marrjes së tij”.

Në kategorinë “Lektorë” janë anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore-kërkimore. Lektorët duhet të kenë të paktën diplomën “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” ose ekuivalente me të dhe të përmbushin kriteret që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Në kolegjet profesionale dhe në programet e studimeve jouniversitare, lektorët duhet të kenë diplomën “Master profesional”, sipas përcaktimit të nenit 26 të këtij ligji”.

Neni 25

Në nenin 47 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) në shkronjën “a”, pas fjalëve “Profesor emeritus” shtohen fjalët “Akademik i asociuar”;

b) shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) Në kategorinë “Lektorë” janë anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore-kërkimore. Lektorët duhet të kenë të paktën diplomën “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” ose ekuivalente me të dhe të përmbushin kriteret që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Në kolegjet profesionale

dhe në programet e studimeve jouniversitare, lektorët duhet të kenë diplomën “Master profesional”, sipas përcaktimit të nenit 26 të këtij ligji.”.

2. Në pikën 4 fjalia e dytë hiqet.

3. Në pikën 6, paragrafët e dytë dhe tretë ndryshohen si më poshtë:

“Titujt “Akademik i asociuar” dhe “Akademik” jepen nga Akademia e Shkencave, në përputhje me ligjin për Akademinë e Shkencave.

Titulli “Docent” u jepet anëtarëve të personelit akademik që kanë gradën shkencore “Doktor”. Ai u jepet edhe anëtarëve të personelit akademik me, së paku, diplomë “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura” ose ekuivalent i saj në vende të tjera, të vlerësuar me rezultatin “shumë mirë” ose “shkëlqyer” dhe që kanë veprimtari mësimore-kërkimore në një institucion të arsimit të lartë, jo më pak se 5 vjet, përjashtuar diplomat e ekuivalentuara, sipas paragrafit të katërt të nenit 89 të këtij ligji”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›