Londra pezullon lirimin me kusht të Ilir Kumbaros
01/09/2010 Seanca për ekstradimin e ish-shiksit
Nisi dje në Londër seanca gjyqësore për ekstradimin e Ilir Kumbaros, personit të akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Sërish Kumbaro ka këmbëngulur se është shtetasi me emrin Shaqa Shatri, pretendim të cilin e ka shfaqur disa herë, kur është përballur me drejtësinë. Sakaq, gjykata e ekstradimeve në Londër pezulloi lirimin me kusht. Sipas informacioneve të fundit gjykatësi Anthony Evans u njoh me pretendimet e përfaqësueses shqiptare mbi Ilir Kumbaron. Në seancën ku Kumbaro refuzoi të ketë përkthyes u lexuan 6 akuzat e Prokurorisë shqiptare. Ilir Kumbaro u arrestua nga Scotland Yard katër ditë më parë në shtëpinë e djalit të tij. Ai akuzohet si njeriu kyç në rrëmbimin e më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-maqedonas.