Fernandinho braktis Shakhtarin

Mesfushori Fernandinho i ka thënë lamtumirë Shakhtar Donetskut.
Ylli brazilian ka njoftuar se do të largohet nga gjiganti ukrainas gjatë afatit kalimtar të janarit duke shtuar se ka arritur marrëveshje për transferim në Manchester, por nuk ka treguar se te United apo te City.
Kampionati ukrainas ka hyrë në pushimin dimëror dhe do të vazhdojë në mars, kurse Fernandinho duket se ka zhvilluar paraqitjen e fundit për Shakhtarin të mërkurën në humbjen 1-0 nga Juventus në Ligën e Kampionëve, para transferimit, siç ka thënë ai, në Premierligë.