E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm titulli e shpëton Mancinin

Mediet angleze nuk kanë dyshime: pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe eliminimit nga të gjitha garat evropiane për klube, Roberto Mancini duhet të fitojë Premierligën nëse dëshiron të ruajë postin e tij të menaxherit në Manchester City.

Kjo, sipas Daily Star e Daily Mirror, që insistojnë se strategu italian është në presion për të mbajtur detyrën në Itihad, pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm.

City është kampion në fuqi në Premierligë dhe thuhet se vetëm mbrojtja e titullit do të konfirmonte Mancinin për edicionin e ri. Në rast të largimit të tij, emrat më të përmendur për pasardhës janë ai i Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›