Mars, zbulohen mbetjet e një liqeni të madh

Një ekip studiuesish nga universiteti i Kolorados ka zbuluar provën e parë definitive për shenja jete në planetin Mars. Ata kanë zbuluar se atje ka një liqen të thellë dhe që mund të ketë ekzistuar prej kohësh në planetin e kuq. Sipas shkencëtarëve është vlerësuar se liqeni mund të jetë më shumë se 3 miliardë vjeçar. Sipas të dhënave të marra nga raportimet e ekipeve studimore, besohet se liqeni duhet të ketë një sipërfaqe prej rreth 80 km katrorë dhe me një thellësi prej 450 metrash, një shifër ekuivalente me liqenin Champlain që ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Informacioni është dhënë nga drejtuesi i ekipit të kërkimeve shkencore. "Kjo është e para provë e qartë që tregon se në sipërfaqen e marsit ka shenja jete", thotë shkencëtari. Sipas tij provat gjeologjike që i referohen terrenit dhe pamjeve satelitore nga planeti i kuq, lejon llogaritjen se duke iu referuar përmasave dhe vëllimit të liqenit, besohet se mund te jetë formuar 3.4 miliard vjet më parë." Imazhet e përdorura për studim u morën nga një aparat fotografik të teknologjisë më të lartë dhe i njohur si aparat i ekpserimenteve shkencore i imazheve të rezolucionit të lartë ose Hirise Duke u rrotulluar nga orbita e Marsit, Hirise mund të paraqesë ose të fotografojë imazhe dhe tipare mbi sipërfaqen e marsit nga një largësi prej 200 kilometrash.