E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,do ndryshojë ligjet për homoseksualët

Presidenti Barack Obama, ka premtuar së fundmi se do të ndryshojë ligjet për homoseksualët. Ai ka premtuar barazi të plotë ndërsa është zotuar se do të zgjerojë ose do të përforcojë përfitimet në vendet e punës për këtë kategori njerëzish në administratën amerikane, në atë që ai e cilësoi një hap përpara për t'i dhënë fund diskriminimit kundër homoseksualëve dhe lesbikeve. Nën presionin e grupeve për të drejtat e homoseksualëve, Obama i bëri thirrje Kongresit që të miratojë legjislacionin që do të shtojë kujdesin shëndetësor dhe disa përfitimeve të tjera për familjet gay. Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se "me ligjet ezksituese admistrata nuk eshte ne gjendje t'u ofrojë ccifteve 'gay' të njëjtat të drejta që kanë cciftet heteroseksuale". Por kreu i Shtëpise së Bardhë theksoi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për ligjërimin në nivel federal të martesave midis homoseksualëve. "Do të hartojmë ligje jo diskriminuese", është shprehur Obama. Martesat "gay" janë të ligjëruara vetëm në gjashtë shtete në SHBA .
"Kjo është një ditë që shënon një hap historik drejt ndryshimeve që ne kërkojmë, por unë mendoj se ne të gjithë duhet të pranojmë që ky është vetëm një hap- citohet të ketë thënë Obama. Presidenti amerikan ka njoftuar se do të aplikojë një reformë globale mbi rregullat e financës. "Do të jetë një transformim me dimensione që nuk janë parë që nga kohët e Depresionit të Madh", ka deklaruar ai. Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë ka sqaruar gjithashtu se organizmi i ri do të veprojë në mbrojtje të konsumatorëve dhe do të ketë kompetencën për të vendosur rregulla mbi kredite. Më tej presidenti i ka kërkuar Kongresit qe t'i japë më shumë fuqi Federal Reserve, për të kontrolluar nga afër tregjet dhe për të shmangur përsëritjen e krizave. Presidenti Obama ka propozuar një seri reformash në përpjekje për të parandaluar një përsëritje të kolapsit financiar të vitit të kaluar. Ai tha se këto do të përbënim rishikimin më të madh të rregullatorëve financiarë që prej Depresionit të Madh në vitet 1930. Kongresit do t'i kërkohet që t'i japë Rezervës Federale kompetenca të reja për të mbikëqyrur kompanitë financiare komplekse. Nga ana tjetër do të marrë në shyrtim edhe vendosjen e kontrolleve më të forta në përdorimin e instrumentave financiar ekzotikë, si edhe do të ketë një organizëm të ri për mbrojtjen e konsumatorit. Reformat parashohin ndërhyrje të madhe të qeverisë në tregjet financiare, sistemin bankar dhe investimet, megjithëse disa kritikë të presidentit thonë se ai nuk ka shkuar aq larg sa duhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›