Kosovë,Hyseni kërkon mbylljen e misonit të UNMIK-ut
Shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni u ka kërkuar të gjitha kombeve të botës të përkrahin përpjekjet e popullit të Kosovës në ndërtimin e së ardhmes së tij si një vend i lirë dhe i pavarur.
Në mbledhjen e Këshilli të Sigurimit të OKB-së, që është mbajtur të mërkurën në New York - ku është shqyrtuar raporti i fundit për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon - Hyseni ka prezantuar arritjet dhe përparimin e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, duke u përqendruar veçanërisht në të arritjet që nga fjala e tij e fundit në Këshill, e mbajtur në muajin mars.
Si progres gjatë kësaj periudhe, Hyseni ka përmendur njëvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe shtrirjen e plotë të misionit EULEX, përmirësimin e situatës së sigurisë në veri, vazhdimin e njohjeve të Kosovës, ndërtimin e institucioneve shtetërore (KQZ, FSK, Gjykatën Kushtetuese), integrimin e minoriteteve.
Hyseni ka akuzuar Republikën e Serbisë se ka vazhduar të pengojë qytetarët serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet kosovare - ndërsa ka kërkuar edhe njëherë përmbylljen e misionit dhe të mandatit të UNMIK-ut, duke e arsyetuar këtë kërkesë, me "arsye shumë praktike dhe pragmatike".
"Siç kam deklaruar në këtë forum në muajin mars, për arsye shumë praktike dhe pragmatike, ne kërkojmë përmbylljen e misionit dhe të mandatit të UNMIK-ut.
Mbi bazat e zhvillimeve të vazhdueshme pozitive në Kosovë dhe vendosjen e plotë të EULEX-it, këtë kërkesë e ripërsëris edhe sot. E ripërsëris po ashtu edhe përkushtimin tonë të shprehur në Deklaratën tonë të Pavarësisë dhe në Kushtetutën tonë për respektimin dhe pranimin e të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutat detyruese të këtij trupi. Ky zotim nuk është lëkundur asnjëherë", ka thënë Hyseni.
Hyseni ka akuzuar shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq se është përpjekur të manipulojë Këshillin e Sigurimit duke ofruar shifra të pavërteta rreth serbëve të zhvendosur nga Kosova.
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier ndërkaq, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka deklaruar se UNMIK-u vazhdon të punojë në kuadër të Rezolutës 1244 dhe ka shtuar se qëndrimi neutral ndaj statusit i mundëson këtij misioni të punojë në arritjen e bashkëpunimit dhe pajtimit në Kosovë.
Zannier ka thënë se OKB-ja ka ende rol të dobishëm për të dyja palët në Kosovë, duke e bërë më të lehtë gjetjen e zgjidhjeve për problemet, për të cilat dy palët nuk janë të gatshme të bisedojnë në mënyrë direkte.
Ai ka shtuar se përpjekjet e UNMIK-ut e bëjnë më të vështira tendencat e të dyja palëve për të përforcuar pozitën e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - e cila është duke e trajtuar çështjen e ligjshmërisë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq në fjalën e tij ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të insistojë në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Rezoluta 1244 si dhe të mos e inkurajojë njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.
Jeremiq ka përsëritur frazën e tij të njohur se, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka akuzuar palën kosovare për mosrespektim të Rezolutës 1244 dhe njëkohësisht ka falënderuar - siç është shprehur ai - "shumicën e shteteve të OKB-së që mbështesin integritetin territorial të Serbisë".
Përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ndërkaq, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ruajnë qetësinë dhe të ofrojnë bashkëpunim të plotë për misionet ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Dhe duke qënë se shtetet që kanë njohur Kosovën, si SHBA-të, Franca, Britania e Madhe...kanë përshëndetur përparimin që është bërë në Kosovë dhe kanë inkurajuar institucionet e Kosovës të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës dhe integrimin e komuniteteve, shtetet që ende nuk kanë njohur Kosovën, si Rusia, kanë insistuar në zbatimin e Rezolutës 1244, respektivisht në "faktin" se, "roli udhëheqës i UNMIK-ut nuk ka alternativë".