Marseda Allajbeu: Nese do te isha ende ne Turqi, do te kisha rol edhe te "Ezel" Yllka Selita
Marseda Allajbeu eshte vajza nga Kavaja, qe nisi studimet ne Turqi kur ishte fare e vogel. Ajo nisi fillimisht shkollen e mesme e me pas mbaroi edhe Universitetin Ne Turqi. Ashtu si te gjithe studentet qe studentet qe studiojne jashte edhe Marseda mundohej qe te punonte sado pak qe te mbulonte kerkesat e saja. Dhe ishte pikerisht kjo qe e beri Marseden qe nje dite, duke u ndihmua nga nje shoqja e saj modele te gjendet ne sheshxhirimin e telenoveles "Menekshe dhe Halil". Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Marseda Allajbeu rrefen gjithcka per "aventuren" e saj turke.
Marseda si u gjendet ju ne shesh xhirimet e telenoveles aq te ndjekur nga shqiptaret "Menekshe dhe Halil"
Po une te them te drejten nuk u gjenda rastesisht ne shesh xhirime. Pasi kisha bere edhe role te tjera si figurante ne telenovela te tjera dhe kur me erdhi oferta per rolin tek telenovela "Menekshe dhe Halil" isha duke xhiruar. E pranova dhe te nesermen u gjenda ne setin e artisteve te kesaj telenovele, ku m'u tregua skenari dhe keshtu fillova xhirimet e ketij roli.
Po sigurisht qe ju gjuhen e njihnit mire apo jo?
Patjeter qe po, pasi une kisha 10 vjet qe jetoja ne Stamboll.
Atehere kur keni shkuar ju per here te pare ne Turqi?
Une kam shkuar ne moshen 14-vjecare, sapo mbarova shkollen 8-vjecare ne Kavaje. Prinderit e mi kerkonin dicka me shume per te na ofruar dhe mamaja mendonte se Turqia ishte I vetmi vend ku mund te vinte te na takonte sa here qe do te donte, pa pasur nevoje per te marre nje vize. Keshtu une fillova shkollen e mesme ne nje kolegj privat, me pas fitova te drejten per te ndjekur Universitetin ne degen Arkitekture Mjedisi. Pasi mbarova studimet atje vendosa qe te kthehem ne Shqiperi.
Pra ju keni filluar te aktivizoheshit neper telenovela kur ishit studente?
Ka qene nje shoqja ime modele e universitetit qe me ka aktivizuar per here te pare. Duke qene se isha studente do me pelqente qe te beja ndonje pune per te pasur leket e mia, pasi per shkollen me ndihmonte familja. Dhe nje dite me thote kjo mikesha ime "pse nuk vjen me mua ne shesh xhirime sepse je shume simpatike dhe aty kerkohen gjithmone figurante nga te gjitha moshat". Keshtu shkova me ate shoqen dhe u gjenda per here te pare ne nje sheshxhirim. Fytyra ime ju duke vertet interesante dhe me futen ne nje telenovele si figurante. Fillimisht kuptohet qe nuk te marrin dhe te japin nje rol, por te aktivizojne si figurate, nderkohe merr pjese ne eorkshopet qe organizohen, ku meson se si duhet te sillesh me kamerat, ndonje dialog te vogel. Me pas te bejne edhe pjese te agjencive qe merren pikerisht me keto gjera, pra me figurantet, aktoret, modelet etj. Pas dy vjetesh qe punoja si figurante me erdhi oferta per te marr pjese tek telenovela "Menekshe dhe Halil".
Dhe sa puntata filmuat ju ne kete telenovele?
Une per dy dite filmova tre puntata. Por ajo qe mua me befasoi disi ne kete telenovele ishte fakti se kur menaxheri I agjensis me te cilen une punoja, me tha qe duhet te shkoja ne telenovelen "Menekshe dhe Halil" per rolin e sekretares, nuk me kishte thene dicka shume te rendesishme, qe une kisha nje dialog dhe skena goxha te gjata. Pra nuk isha thjesht nje figurante. Pasi vajta ne sheshxhirim, asistent-regjisori me mori dhe me pyeti a e kisha mesuar tekstin. Nderkohe qe ju pergjigja se nuk e dija qe kishte tekst, me qetesoi duke me thene qe do ta mesonim te dy aty. Une faktikisht kisha marre disa role te vogla ne pjeset teatrale qe vinim ne shkolle dhe nuk e kisha problem qe te mesoja tekstin dhe keshtu gjithcka mbaroi shume shpejt. I filmova te gjitha pjeset e mia per dy dite te cilat u ndane ne tre puntata.
Si u ndjete ju perkrah aktoreve te njohur te Turqise?
Gjate xhirimeve te them te drejten ndihej paksa ai tensioni. Por kur kishim ato pese minutat e pushimit qe pinim ndonje kafe, ata me gjithe se ishin aktore te medhenj ishin shume popullor dhe une jam ndjere me te vertet shume mire krah tyre dhe shume e emocionuar kuptohet. Madje Meneksheja eshte vertet sic eshte edhe ne film, nje vajze shume e bute dhe e thjeshte. Halili duke qene se eshte edhe nje model shume I kerkuar ne Turqi, ne aparence eshte paksa mendjemadh, por pasi ben dialog me te edhe ai eshte shume njeri pozitiv dhe i thjeshte.
A ju be me pas edhe ndonje oferte tjeter, kjo ishte eksperienca juaj e fundit?
Po kam pasur edhe oferta te tjera, keshtu me pas kam marre pjese ne nje film kinematografik me titullin "Ne Plazh" dhe nje tjeter po film "Rexhepi vedik 2" Kam pasur edhe dy role me dialog ne dy telenovela te tjera, por "Menekshe dhe Halil" ka qene telenovela me e famshme dhe e ndjekur ne Turqi.
Po ju keni marre ndonjehere leksione per aktrim?
Nuk kam marre leksione te mirefillta, vec pjesemarrjes ne eorkshope sic thashe edhe me lart ku gjithcka qe te mesohej aty ishte shume siperfaqesore. Pra edhe pse do te me pelqente, nuk kam marre leksione aktrimi.
Momentalisht ju jeni kthyer ne Shqiperi dhe po beni nje master apo jo?
Po, pasi mbarova universitetin ne Turqi per Arkitekture Mjedisi po bej nje Master shkencor per planifikim urban. Dhe ky master eshte me i avancur, pra e ploteson shume bukur degen qe une kam studiuar, prandaj preferova qe te bej nje master te tille ketu ne Shqiperi.
Po pse u kthyet ju nga Turqia, duke qene se ju u diplomuat atje?
Une u diplomova atje dhe kam ndenjur e ndare nga familja ime per gati 10 vjet. Vetet qe kishim shume mundesi qe te takoheshim, pasi dy here ne vit ne shiheshim, por me ka munguar ne te perditshmen time. Duke qene se une kisha ikur qe 14 vjec erdha ne nje fare menyre per te plotesuar ato vite qe une ju kam munguar prinderve te mi. dhe po thene edhe nje shprehje popullore "Guri rend ne vend te vet" qe tek une ze shume vend. Megjithese Stambolli me mungon shume sepse aty kam kaluar vitet e adoleshences sime, gjithsesi une tashme kam tre vjet qe jetoj ne Shqiperi.
Ju tashme jetoni ne Tirane, pasi po ndiqni edhe masterin ne nje universitet privat, mund te na thone cfare shikoni me mire apo me keq se ne Stamboll?
Me vjen keq qe te them se nga aspekti pozitiv nuk kane shume gjera te perbashketa, por une jam shume me mire ketu shpirterisht. Pasi flas gjuhen time, kam prinderit e mi afer sa here qe kam nevoje per ta. Pastaj dicka qe mua me ka shqetesuar qe kur kam ardhur, eshte ndotja e ambientit dhe njerezit qe per fat te keq jane shume pasiv, preferojne qe ta shpenzojne kohen ne kafe dhe jot e bejne dicka te vlefshme per jeten e tyre.
Ju tashme jeni profilizuar ne profesionin tuaj, ate kohe qe kaluat me kamerat, ka qene thjesht nje hobi juaj?
T'ju them te drejten nuk e di si ta perkufizoj, sepse ka momente qe them, sikur te kisha studiuar dicka qe ka lidhje me aktrimin, apo me televizioni. Por duke e para ne nje kendveshtrim me te gjere, nuk eshte nje peng I ime dhe mund te them edhe se ka qene nje hobi, I atyre viteve.
Flasm pak per jete tuaj private, momentalisht si eshte Marseda, e lidhur apo single?
Momentalisht une jam shume e zene me studimet e mia dhe nuk dua fare qe te flas per jeten time private me mediat.
A shihni ju ndonje ndryshim mes meshkujve shqiptare dhe atyre turq?
Meshkujt turq dhe ata shqiptare nuk kane shume ndryshim, ndoshta ketu ne Tirane jane paksa me ndryshe, por ne pergjithesi nuk kane. Pasi kane nje mentalitet me shume qe anon nga Azia dhe pavaresisht se si duan te hiqen, meshkujt shqiptare nuk jane aq evropian.
A te kane ndjekur shoket dhe shoqet e universitetit ne telenovelen "Menekshe dhe Halil" dhe cili ka qene reagimi I tyre?
Po me kane ndjekur dhe ka qene pikerisht drejtori I universitet qe gjej rastin dhe ta falenderoj, i cili me bere lidhjen edhe me televizioni tuaj Klan. Une personalisht nuk I kisha thene askujt ,vec mikeshave te mia te ngushta,se merrja pjese ne ate telenovele. Reagimi i tyre ishte shume i bukur pasi ishin edhe me te entuziazmuar se une. Vini dhe pyesnin me detaje. Dhe ishin shume te interesuar pasi dhe pyetjet qe benin ishin nga me te cuditshmet.
A do te kthehej sot Marseda perseri ne Turqi, nese do te behej ndonje oferte interesante, apo e keni shkeputur cdo lidhje me agjencine tuaj?
Lidhjen me agjencite nuk i kam shkeputur, pasi flas shpesh nepermjet internetit, oferta deri tani nuk me kane ardhur se ata e dine qe une po bej masterin ketu dhe kam gati tre vjet qe nuk kam shkuar atje. Nese do te me vinte nje oferte tani, nuk do te mund te nderprisja masterin ne kete pike qe jam. Kam ende edhe nje vit, pas nje vitit jam e hapur per oferta, pse jo, do te me pelqente.
Si e shihni veten tuaj pa dhjete vjetesh?
Mbas dhjete vjetesh me siguri do te jem ne profesion tim si nje planifikuese urbane dhe me nje familje timen, pasi ne jemi rritur me dashuri per familjen. Ndoshta do jem edhe duke xhiruar ndonje film me Halilin, ose me Ezelin (qesh). Sepse me ka ardhur vertet keq qe nuk kam qene ne Turqi kur kane filluar xhirimet e telenoveles aq te ndjekur "Ezel" se me siguri do te isha pjese me ndonje rol aty.
Po nese ju vjen nje oferte nga ndonje regjisor shqiptar do te kishit pranuar?
Nese do me plotesoheshin disa kushte normalisht do te pranoja, pagesat nuk jane si ne Turqi por si fillim do e pranoja.