E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Sherbim shendetesor falas Qamil Xhani

Kryetarja e Grupit te punes per hartimin e programit te shendetesise se PS, deputetja, Klodiana Spahiu ka prezantuar dje pikat kryesore te platformes ku opozita synon te nderhyje per permiresimin e sistemit shendetesor. Ne tryezen per shendetesine, te zhvilluar dje nga selia roze, Spahiu ka theksuar se vetem me vullnet politik mund te ndryshohet situata ne gjithe sistemin shendetesor. "Ne ne programin tone "Per nje Rilindje Shqiptare" i kemi kushtuar nje rendesi te vecante programit per shendetesine. Me nje sistem shendetesor universal, i cili do te jete ne sherbim te cdo qytetari, te kete akses cdo njeri ne cdo cep te Shqiperise dhe kete do ta realizojme duke marre mendimin e cdo mjeku, cdo infermieri, te gjithe personelit mjekesor dhe mbi te gjithe mendimet e atyre njerezve qe e vuajne ne kurriz kete pune, mendimet e pacienteve. Pacienti ne qender do te jete per ne motivi kryesor ne kete sistem shendetesor", tha Spahiu. Ajo u shpreh se gjendja e sotme e shendetesise eshte e mjerueshme ku eshte katandisur sot sistemi shendetesor ne vend si edhe paraqiti vizionin mbi pari. Sipas saj programi i opozites garanton "nje sherbim shendetesor universal, gjitheperfshires, te barabarte, falas ne piken e sherbimit, cilesor e kostoefektiv. Nderkohe, kryetarja e nengrupit te punes per hartimin e programit te Sherbimit te Kujdesit Shendetesor Paresor, Alketa Hila theksoi se nisja e reformes nenkupton nje rikoncpetim te gjithe mekanizimeve aktual. "Qe te behet reforme e suksesshme duhet ne radhe te pare nje vullnet politik. Qe te behet nje reforme e suksesshme duhet te udhehiqet nga lider me ide te cilat ne thelb duhet te jene te thjeshta dhe praktike. Qe te behet nje reforme e suksesshme duhet te kesh nje gjitheperfshirje", tha Hila. Ajo u shpreh se ka 20 vjet qe Sherbimi Paresor ne vendin tone eshte degraduar. Sipas saj, gjithe sistemi ka mangesi ne funksionim dhe mungese profesionalizmi. "Aktualisht perjetojme nje situate ne te cilen kryefjala e drejtuesve vendore te strukturave shendetesore eshte ulja sa me shume e vleres se medikamenteve te rimbursueshme si dhe nje logjike krejt ekonomike ne trajtimin e te semurit ku: "mjekimi niset me barin me te lire" dhe jo sipas nevojes reale te pacientit per trajtim. Kjo gje ndodh sepse qeveria aktuale i sheh shtresat ne nevoje (pensionistet, invalidet) si nje barre e bezdisur dhe penguese ne rrugen e saj te grykesise", tha Hila. Perfaqesuesaje PS-se ka theksuar se skema gjeografike e sistemit shendetesor nuk ploteson nevojat e vendit. Ndersa ka theksuar se mangesia kryesore nis me mjekun e familjes. "Rrjeti i sherbimit paresor ne vendin tone perbehet nga rreth 480 qendra shendetesore e me rreth 1700 mjeke nga te cilet vetem 150 jane te trajnuar e diplomuar per mjek familje. Mjeku i familjes qe teorikisht duhet te ishte hallka me e rendesishme e zinxhirit shendetesor, eshte kthyer sot ne nje shkrues recetash te rimbursueshme, regjistrash dhe formularesh gjithfaresh", tha Hila.

Hila: Qeveria nuk mbulon territorin me mjeke

Ne tryezen e PS per shendetesine nje rendesi e vecnate ju kushtua mbulimit te territorit te vendit me sherbimin shendetesor. Perfaqesuesja e PS Alketa Hila u shpreh se ka zona te medha gjeografike ne te cilat nuk ka mjeke. "Sot gjendemi ne nje situate teper kontradiktore persa i perket mbulimit me sherbim shendetesor paresor. Nga njera ane kemi nje numer te madh zonash rurale krejtesisht te pambuluara dhe sherbim mjekesor, ( kjo u duk qarte ne rastin e perkeqesimit te motit dhe bllokimit te rrugeve, ku banoret e dhjeterave komunave vuajten edhe per sherbimin minimal shendetesor), ndersa ne qytetet kryesore jane rritur frikshem shifrat e parave qe duhen paguar nen dore per te filluar pune si mjek", tha Hila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›