Sula: Gara eshte e lire, por PD do te dale me emrin e saj
Grupi Parlamentar i PD-se ende nuk ka nisur diskutimin per emrin konkret te presidentit te ri, por deputetet e saj jane te bindur se kjo force politike ka te gjitha potencialet per te zgjedhur kandidaturen me te mire. Gjithashtu mazhoranca nuk zhvlereson kandidaturen e veteshpallur deri me tani per president te Fatos Nanon, por deklaron se gara eshte e hapur dhe gjithkush mund te garoje ne baze te vlerave dhe performances se tij. Deputeti i PD-se Dashnor Sula per "Koha Jone", shprehet se deri me tani, Nano eshte kandidati i pare qe eshte veteshpallur, eshte nje kandidat si gjithe te tjeret dhe thote se "le t'i nenshtrohet gares ne sallen e Kuvendit". "Duhet te kemi nje gje te qarte, qe mazhoranca do te kete kandidatin e vet. Une, personalisht nuk jam kunder nje gare qe mund te kete brenda disa emra. Konsensusi i te dy paleve, i cili do te ishte mire ta gjenin, eshte qe te kete nje kandidat edhe nga e majta edhe nga e djathta, pastaj kandidati qe ka performancen me te mire, le te fitoje. Konsensusi eshte ai qe merr votat me shume. Kjo eshte e mira e gares", shprehet deputeti i PD-se Sula. Per deputetin demokrat nuk eshte e mire qe te kete vetem nje emer per garen e presidentit, pasi keshtu do te kishim nje president te emeruar, pavaresisht se ai mund do te vinte me konsensus qofte nga PD apo PS. "Te kete nje kandidat nga mazhoranca dhe nje kandidat nga opozita dhe jo te kemi nje propozim nga mazhoranca, qe e pranon opozita, apo nje propozim nga opozita, qe e pranon mazhoranca, se pastaj do te kemi nje president te emeruar", tha deputeti Sula. Duke u rikthyer tek ndryshimet e fundit ne Kushtetute, deputeti i PD-se thekson faktin se, ato lene te hapur mundesin e gares dhe kjo eshte nje shume e mire, sepse me propozimin e 20 deputeteve mund te vije nje kandidat ne parlament dhe sipas nje perllogaritje matematikore, i bie qe ne gare te jene te pakten 7 deputete. Por per shkak te moralit politik, thote deputeti Sula, nuk mund te shkohet ne gare me 7 kandidat, por me e mira do te ishte me 2 kandidat dhe te fitonte ai qe ka performancen me te mire. Sula thekson se deri me tani askush se ka penguar opoziten te sjelle kandidaturen e saj, le ta sjelle sipas ligjit dhe ti nenshtrohet gares.