Milo: Nano president, nese mbeshtetet nga PS dhe LSI Qamil Xhani
Kryetari i Partise Demokracia Sociale deklaron se ish-kryeministri Fatos Nano mund te zgjidhet President, vetem nese merr mbeshtetej e Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Ne nje interviste dhene dje per televizionin "ABC News", Milo ka theksuar se "Levizja Socialiste per Integrim ka nje rol te rendesishem ne zgjedhjen e kreut te shtetit". Duke komentuar shanset e zgjedhjes se Fatos Nanos per kete post, kreu i PDS thekson se gjithcka do te varet edhe nga menyra sesi Partia Socialiste do te sillet gjate procesit. Ai ka theksuar se palet duhet te tregojne seriozitet ne procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. "Procesi per zgjedhjen e kreut te shtetit duhet te jete i denje per zgjedhjen e nje emri te pershtatshme", tha Milo. Nga ana tjeter, kreu i PDS-se ka folur dhe per marredheniet ne koalicionin e majte. Milo ka shprehur rezerva per reformen zgjedhore dhe qendrimin e dy forcave kryesore politike. "Procesi nuk ka transparence, nuk ka gjithperfshirje, koncepte keto qe ishin baza fillestare e dy partive te medha, do te sjelle rrjedhoja te pakendshme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bisedimet qe zhvillohen midis dy partive te medha zhvillohen vetem ne planin dy palesh, pa marre mendimin e asnje faktori tjeter", shprehet Milo. Ai ka theksuar se drejtuesit e partive te vogla nuk jane pyetur per asnje nga ndryshimet qe i eshte bere Kodit. "Ajo qe duam ne, eshte qe te behet sa me gjitheperfshires procesi, para se te miratohet reforma. Komisioni ndonese premtoi qe ne nentor qe do te therriste edhe perfaqesuesit e partive te tjera jo parlamentare, nuk e ka bere. Jemi ne fund te procesit dhe ne ketu shohim se eshte e qellimshme dhe pikerisht ketu shprehim shqetesimin tone", u shpreh kreu i PDS. Milo ka shprehur rezerva dhe per qendrimin qe ka mbajtur kreu i PS-se ne lidhje me funksionimin e koalicionit. Ai thekson se aleatet nuk jane ushtare te selise roze. "Ne s'jemi ushtare te bindur te PS dhe as mos prisni qe gjithcka qe duhet te shprehe PS, eshte ne raport edhe me gjykimin tone politik. Ne i kerkuam PS perfaqesimin ne komisionin parlamentar per reformen zgjedhore si dhe kemi nenshkruar disa marreveshje qe PS te mbroje edhe interesat e partive te vogla ne kete komision", tha Milo. Sipas tij, PS duhet te kembengule dhe te zgjidhe problemin. "PS duhet te kembengule sic po kembengul per numerimin elektronik, identifikimin elektronik te zgjedhesve. Pra, ashtu sic po kembengul per keto 2 komponente, PS te beje te njejtet gje, ta beje kauze te saj edhe ceshtjen tone", u shpreh Milo.