E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, shqiptaret po lindin pak femije Sonila Isaku



Ciftet e reja ne Shqiperi duket se po ecin me shume ne karriere, ndersa po sjellin nje tjeter fenomen negativ ate te lindjes se ulet te femijeve, dhe kjo me evidente ne qytete. Ne nje studim te realizuar Nga INSTAT dhe partnere te tjere perfshire edhe Ministrine e Shendetesise thuhet se familjet shqiptare, pjesa derrmuese e tyre kane 2 femije dhe me pas vijne ate me nje femije. Te dhenat tregojne se madhesia mesatare e familjes ne Shqiperi eshte 3,8 persona, dhe familjet ne zonat rurale jane me te medha se ato ne zonat urbane. Me konkretisht jane 24 per qind e ketyre familjeve te cilat kane nga 2 femije dhe 19. 5 per qind e tyre vetem nje femije. Nderkohe qe numri i familjeve te medha te cilet jane shenuar rreth 25 vjet me pare me tete apo nente anetare ne familje eshte shume i vogel. Sipas studimit vihet re se ato shenojne nga 1.1 per qind per 9 anetare ne familje, ne 1.5 per qind ne 8 anetare ne familje. Po keshtu te dhenat tregojne se shumica e gjere e familjeve ne Shqiperi kane kryefamiljare meshkuj, pikerisht 84 per qind e familjeve ndersa 16 per qind kryefamiljare jane femrat. Sipas shperndarjes, familjet me kryefamiljare meshkuj hasen me shpesh ne zonat rurale se sa ato urbane, perkatesisht 87 dhe 82 per qind, nderkohe qe ato me kryefamiljare femra jane me te zakonshme ne zonat urbane se sa ato rurale perkatesisht 18 dhe 13 per qind. Ajo qe vihet re eshte se familjet me kryefamiljare femra zakonisht jane me te varfra se familjet me kryefamiljar mashkull. Gjithashtu, madhesia dhe perberja e familjeve ndikon shperndarjen e burimeve financiare dhe te tjera mes anetareve te familjes, cka nga ana tjeter ndikon ne mireqenien e ketyre individeve. "Rreth 2 per qind e familjeve kane jetime, thuajse te gjithe jetime me nje prind, pra jetime me nje prind te vdekur ose me nje prind te vdekur dhe me status te panjohur te prindit tjeter. Nje per qind e familjeve perfshijne femije nen kujdes" thuhet ne studimin e kryer mbi familjet shqiptare. Sipas tij, nga 8 995 femijet nen moshen 18 vjec, me shume se kater ne pese ose e thene ndryshe 86 per qind e femijeve jetojne me te dy prinderit. Nje ne dhjete femije 10 per qind jetojne me nenen edhe pse i ati eshte gjalle. Dhe me pak se 1 per qind e te vegjelve jetojne me babain edhe pse nena eshte gjalle dhe 1 per qind jetojne pa asnje prind edhe pse te dy jane gjalle. Keta femije jane "jetime sociale," pra, prinderit biologjike jane ende gjalle por i kane lene vullnetarisht nen kujdesin e nje personi apo personave te tjere. Rezultatet tregojne qe 2 per qind e femijeve nen moshen 18 vjec kane vetem te atin te vdekur, 1 per qind ka vetem nenen te vdekur dhe vetem nje fraksion i vogel i kane te dy prinderit biologjike te vdekur. Sipas studimit mbi familjet shqiptare theksohet se ne total, 3 per qind e femijeve nen moshen 18 vjec kane te pakten njerin nga prinderit qe ka vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›