Statuti, akti i fundit ne gjykate
Jeton Selimi
Me ne fund, pas nje kalvari te sterzgjatur disavjecar, ka mberritur ne dyert e Gjykates se Rrethit te Tiranes, statuti i Federates Shqiptare te Futbollit, i zbukuruar me firmat e krereve te MTKRS-se dhe FSHF-se, si per t'i vene kapak perfundimisht konfliktit qe zgjat tashme prej 3 vjetesh. Ne deren e gjykates, me "kushtetuten e futbollit" nen sqetull, eshte paraqitur ne oret e paradites sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Arben Bici dhe ka depozituar statutin. Tashme duket vertet se do te kemi nje histori tjeter, ndryshe nga ajo qe kemi degjuar prej muajsh e muajsh te tere.
Vete sekretari i Pergjithshem i Federates, Arben Bici, ka deklaruar se gjithcka eshte ne rregull dhe se pret qe statusi te mos has pengesa te metejshme, sikur ka ndodhur rendom vitet e fundit. Ai tregon se federata eshte e kenaqur dhe e bindur se statuti do te marre "ok" nga gjykata dhe menjehere pas kesaj, do te vije edhe heqja e pezullimit te futbollit shqiptar nga FIFA dhe UEFA. "Ne presim vetem pergjigje pozitive, deklaroi sekretari Bici. Federata eshte e bindur qe statuti do te regjistrohet sipas ligjeve te parashikuara. Regjistrimi i statutit do t'i hapte perfundimisht rrugen heqjes se pezullimit te Shqiperise. Ne shpresojme qe procedurat te mbarojne sa me shpejt dhe te kemi brenda pak ditesh ne dore statutin e regjistruar". Thene keshtu, edhe terheqja pas e FIFA-s dhe UEFA-s do te ishte nje ceshtje ditesh. Miqesorja me Polonine do te luhej sipas marreveshjes se bere mes dy federatave dhe klubet shqiptare nuk do te kishin asnje pengese per te matur forcat e tyre me homologet evropiane. Sidoqofte, per t'i dhene fund argumentit pezullim, pritet vetem qe nga gjykata te dale konfirmimi: po gjithcka eshte ne rregull.
Si procedohet ne gjykate
Dergimi nga Federata Shqiptare e Futbollit e kerkeses zyrtare per miratim te statusit ne gjykate, i nenshtrohet ne vijim nje sere procedurash. Pasi gjykata pranon kerkesen per regjistrim statusi, merr ne shqyrtim permbajtjen e saj. Kjo behet brenda 15 diteve nga dorezimi i dosjes, nga gjyqtaret e Gjykates se Rrethit Tirane. Ne kete kohe, gjykata rezervon te drejten te pranoje ose hedhe poshte kerkesen per miratimin zyrtar te statusit, sigurisht duke verifikuar ne menyre rutine, nese ai bie ndesh me legjislacionin shqiptar.