Vdes ne mergim rumunia antikomuniste
Publicistja e njohur, Monika Lovinesku, njekohesisht zeri me i fuqishem antikomunist rumun ne mergim, vdiq dje ne mbremje, ne moshen 85-vjecare, ne Paris. Per dekada te tera, Monika Lovinesku luajti rol esencial ne jeten letrare rumune si edhe ne jeten sociale te vendit. Si asnjehere tjeter, rumunet degjuan programin e saj radiofonik 'Teza dhe antiteza. Ky program perfaqesonte 'nje frymemarrje te fresket si edhe nje forme te shpirtit liberal. Gazetare dhe kritike letrare, Monika Lovinesku, vajza e kritikut te njohur letrar rumun, Eugen Lovinesku, ishte zeri me i fuqishem i kultures rumune ne mergim gjate kohes se regjimit komunist.