E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plasnik: Turqia, jo ne BE pa reforma

Ministrja austriake e Puneve te Jashtme, Ursula Plasnik, e cila ndodhet per vizite zyrtare ne Turqi, tha dje se nuk do te kete anetaresim ''automatik'' te Ankarase ne BE pa kryer reformat e duhura. ''Qendrimi i Austrise per anetaresimin e Turqise ne BE eshte i njohur dhe nuk ka ndryshuar'', theksoi Plasnik, gjate nje konference te perbashket shtypi me homologun e saj, Ali Babacan. ''Nuk do te kete anetaresim automatik te Turqise ne BE'', nenvizoi ministrja austriake. ''Negociatat e filluara ne vitin 2005 mes Turqise dhe BE-se jane 'nje proces i hapur', perfundimi i te cilave nuk mund te garantohet paraprakisht'', theksoi Plasnik. ''Turqia eshte e vendosur per te vazhduar rrugen e reformave pro-evropiane me gjithe sfidat e reja qe e presin ne muajt e ardhshem", nenvizoi Babacan gjate takimit me Plasnik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›