Marshall- Berisha: Lufta kundër korrupsionit, duhet vullnet politik
Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik nga të gjitha palët. Kështu është shprehur gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Berisha, drejtori ekzekutiv i Transparency International, Miklos Marschall. Ai tha se mbetet ende shumë për të bërë për luftën ndaj këtij fenomeni, duke përmendur si sfida luftën e korrupsionit në shëndetësi dhe modernizimin e administratës publike.
Ndërsa kreu i qeverisë nga ana e tij, pasi ka përmendur përpjekejt për luftën ndaj korrupsionit tha se është i vendosur për të luftuar këtë fenomen, dhe për të rritur transparencën.
"Kushti më themelor në luftën kundër korrupsionit ësht vullneti politik, në prani të këtij vullneti korrupsioni luftohet. Në luftën kundër korrupsionit do mund të kesh sukses me një kusht, të injorosh oboret e të tjerëve dhe të merresh me oborrin tënd. Nuk ka armik më të egër liria, pas tiranisë, se sa korrupsioni", tha kryeministri Sali Berisha.
Gjatë konferencës u vu theksi edhe në vijimësinë e reformave në luftën ndaj korrupsionit, reformat ekonomik dhe politike, modernizimin e shëndetësisë, administratës publike. Marshall tha se Shqipëria ka bërë një sërë arritjesh si në sistemin e ri të taksave, shërbimi One Stop Shop, etj.
Anisa Braho
< I mëparshmi