Presidenti i shoqatave të ushtarakëve vjen në Tiranë
Takimet
Presidenti i shoqatave të ushtarakëve vjen në Tiranë për të diskutuar mbi problemet e ushtarakëve shqiptarë. Burimet zyrtare bënë të ditur se me ftesë të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, sot vjen në Tiranë për një vizitë pune përfaqësuesi i 35 shoqatave të ushtarakëve të 25 shteteve europiane. Presidenti i “Euromilit”, Emanuel Jakobs, do të mbajë edhe një komunikim me mediat, që do të jetë te Shtëpia Qendrore e Ushtarakëve. Ai pritet të shpjegojë për Aleancën Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë eksperiencat e tij dhe si të rrisin efikasitetin në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të shoqatës.
#