E Diel, 1 Nëntor 2026

“Aldo Bare”, Gjykata shtyn seancën

TIRANë- Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për javën e ardhshme seancën në ngarkim të Alfred Shkurtit, i njohur si ndryshe si Aldo Bare, i akuzuar si drejtues i "Bandës së Lushnjes".
Në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot, mungonte për arsye shëndetësore një nga anëtarët e trupit gjykues, ç'ka solli edhe pezullimin e saj. Aktualisht, procesi ndaj këtij të pandehuri është fokusuar në pyetjen e dëshmitarëve të prokurorisë.
Aldo Bare akuzohet si kreu i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda të ndodhura para disa vitesh në Shqipëri si, vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj.
Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar prej mëse tre vjetësh, me kërkesë të drejtësisë shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›