Marshimi kundër tumorit mbledh bashkë të majtë e të djathtë
Një marshim që ka nisur nga sheshi "Nënë Tereza" në kryeqytet dhe është përmbyllur përpara Galerisë së Arteve ka kërkuar vëmendjen e të gjithë qytetarëve në shenjë sensibilizimi kundër sëmundjes që vret me mijëra gra, kancerit të gjirit. Nën moton "zbulimi i hershëm, mbrojtja më e mirë", këtij marshimi i janë bashkuar edhe personalitete të jetës politike e sociale, si ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, Zonja e Parë, Teuta Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Për të pranishmit u shpërndanë edhe materiale informuese e promovuese për mënyrat se si duhet të luftohet kanceri i gjirit, por në mënyrë të veçantë për rëndësinë që ka diagnostikimi i kësaj sëmundjeje në fazat e saj fillestare. Kjo, për vetë faktin se tashmë ekzistojnë të gjitha metodat për ta parandaluar këtë tumor që të vrasë. Pra, zbulimi i hershëm i tumorit të gjirit shpëton jetën e femrave. Ambasadori amerikan në fjalën e tij e cilësoi kancerin e gjirit si vrasësin më të madh të grave në mbarë botën. Uidhers u shpreh se "kanceri i gjirit është një betejë që duhet ta fitojmë, ndonëse kjo betejë nuk do të jetë e lehtë". Sipas tij, ne nuk mund të lejojmë që kjo sëmundje të vazhdojë të përhapet dhe të marrë jetën e nënave, grave dhe motrave tona. Madje, kreu i ambasadës amerikane ka preferuar të heqë dorë nga fjalimi i përgatitur me këtë rast dhe të flasë sikundër tha publikisht "me fjalë zemre". Edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli e konsideroi si një kryqëzatë të fortë betejën kundër sëmundjes së shekullit, tumorit të gjirit. "Nuk do të rresht kurrë së kërkuari që çdo nënë, çdo zonjë, çdo motër, të bëjnë kujdes për shëndetin e tyre, që të mos provojnë atë që mund të jetë fatale dhe mbi të cilën ne mund të fitojmë", tha Topalli. Ajo u bëri thirrje grave të Shqipërisë që të kryejnë skanerin, mamografinë, ekon, paptestin, pasi mund të fitojnë mbi sëmundjen.
Kjo veprimtari ndërgjegjësuese u organizua nga Shoqata Kristiane e Grave shqiptare, ambasada amerikane në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ISHP-në, si dhe Bashkinë e Tiranës.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se çdo vit evidentohen 600 raste të reja me kancer në vendin tonë, ku 120 prej tyre përfundojnë në vdekje. ISHP vlerëson se në Shqipëri mbetet shqetësues fakti që sëmundjet e kancerit kapen me vonesë, atëherë kur mjekësia mund të bëjë shumë pak. Ndërsa, statistikat e QSUT-së tregojnë se në vit shënohen rreth 400 raste të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit. Ky tip tumori është një problem ndërkombëtar, ku shifrat janë alarmante. Statistikat evropiane flasin për një shërim në masën 80-90 për qind të rasteve me kancer të gjirit, nëse diagnostikimi realizohet në kohë.