"Si e mposhta kancerin e gjirit"
Ka një pamje fisnike dhe tejet të kujdesshme. Është mjaft e këndshme në bisedë dhe për gjithçka që nis e tregon përpiqet ta shpjegojë ashtu si e ka përjetuar realisht. Është një grua e fortë që ka mundur të fitojë luftën kundër një sëmundje mjaft të rrezikshme, kancerit të gjirit. I janë dashur më shumë se 3 vjet përpjekje të vazhdueshme dhe makthi i përjetuar 10 vjet më parë ende nuk i shlyhet nga kujtesa.
Hajrie Braçe tashmë është një 59-vjeçare, që me plot gojën mund të thuash se gëzon një pamje të freskët dhe të trajtuar mirë. Por dekada e fundit për të nuk ka qenë edhe aq e mbarë. Falë edukimit të saj mjekësor dhe punës si pjesë akademike e Fakultetit të Infermierisë, ka mundur që tumorin ta diagnostikojë në kohën e duhur. "Isha në dush, ndërsa vura re në gjoks një masë që nuk ishte e imja dhe një tjetër nën sqetull", tregon Hajria dhe e gjithë pamja e saj duket sikur i rikthehet edhe një herë një ëndrre të keqe. Nuk ka humbur kohë dhe menjëherë i është drejtuar shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Siç pohon edhe vetë, në atë kohë nuk kishte ende mamografi në spital, ndaj dhe vizitën mjekja ia ka bërë me mjete manuale. Më tej iu nënshtrua një analize citologjike, e cila do të mund të tregonte nëse masa e huaj që kishte brenda vetes ishte tumorale ose jo.
Ngre dorën lehtë mbi tavolinë dhe teksa heq një përkëdhelje mbi syprinën e saj, thotë se ka qenë e para që e mësoi rezultatin pozitiv të analizës. "U vërtetua që isha me tumor", thotë Hajria dhe me sytë që i mbushen lehtë shton se gjëja e parë që i ka shkuar në mendje kanë qenë fëmijët e sidomos vajza e vogël, që në atë kohë ishte vetëm 11 vjeçe. "I jam lutur Zotit që të më jepte edhe disa vite jetë vetëm për të rritur vajzën se ishte shumë e vogël", shton ajo. Ndërsa njerëzit më të afërt, bashkëshorti dhe djali 20-vjeçar i kanë dhënë pa fund të gjithë mbështetjen dhe kurajën për të cilën, siç thotë edhe vetë, kishte aq shumë nevojë. "Kjo është një sëmundje që luftohet jo vetëm me ilaçe dhe kimioterapi, por më së shumti me kurajo dhe mbështetje. Ke shumë nevojë për miq, të njohur dhe njerëz të dashur që të të mbështesin, por jo duke të ofruar mëshirë, por ngrohtësi", rrëfen Hajria. Dhe për këtë ajo shton se ndihet me fat, pasi në familjen e saj gjithnjë ka pasur një harmoni dhe marrëdhënie mirëkuptimi. Por e tillë ka qenë edhe mbështetja që mori nga kolegët. "Nuk e kam lënë punën për asnjë moment edhe gjatë trajtimit me kimioterapi apo me rreze, që ishin seanca të cilat zgjasnin në kohë dhe të mundojnë fizikisht", pohon Hajria, duke shtuar se kjo gjë e ndihmonte pa masë, madje shpeshherë e bënte që të harronte edhe sëmundjen e saj. Dilnim me shoqet, tregon ajo, dhe jeta vazhdonte normalisht. Thotë se është më mirë kështu, pasi po të fillosh të bëhesh qaramane, sëmundja të mposht. Ndërsa nuk harron momentet kur nisën t‘i bien flokët dhe ndihej përballë merakut se si do të dilte përpara studentëve. Megjithatë nuk u tërhoq dhe e ndoqi terapinë deri në fund. I ka thënë jo mundësisë për t‘u trajtuar jashtë vendit, pasi për të është mjaft i rëndësishëm besimi që ka te mjekët, por edhe mbështetja që merr nga të dashurit dhe të afërmit, të cilët ke nevojë t‘i ndjesh pranë.
Vendimin për të hyrë në operacion e mban mend si një moment mjaft të vështirë. "Kam pyetur doktorin se edhe sa kohë jetë më ka mbetur", kujton ajo dhe shton se gjendej mes pikëpyetjeve të forta: si do të vdiste dhe kush do të kujdesej për familjen e saj. Teksa kujton se sa të vështirë e ka pasur të pranojë që për shkak të sëmundjes të humbasë njërin nga gjokset. Thotë se kjo ka qenë një nga pengjet më të mëdha që ka provuar në atë kohë, kur edhe mosha nuk kishte mundur që ta rrënonte bukurinë e gjokseve që nuk ishin deformuar, pavarësisht se të dy fëmijët i kishte ushqyer me gji. "Zgjodha më të rëndësishmen, jetën", flet me bindje Hajria.
Ajo thekson fort se "asnjëherë nuk thashë që do të vdes. Asnjëherë nuk më mundi sëmundja dhe të bëhesha qaramane". Këtë ua këshillon edhe të gjitha grave që kanë fatin e keq ta përjetojnë këtë sëmundje të rëndë.
Tashmë që vajza e saj është rritur dhe vetë ndihet mirë, nuk mungon që të bëjë edhe shaka. "Para pak kohësh kisha disa shqetësime dhe ime motër më ngacmonte, duke më thënë se vetë kisha kërkuar aq vite sa të rrisja time bijë", thotë ajo dhe qesh, por pa pranuar të dorëzohet asnjëherë. Nuk e ka bërë as 10 vite më parë dhe nuk ka ndërmend ta japë veten deri në fund. Tashmë mbart mbi vete disa sëmundje të tjera, që ajo preferon t‘i quajë "të moshës", si diabeti, tensioni apo një gur në veshka. Por sërish ndihet entuziaste. Fundja ka mundur të mposhtë një sëmundje tepër të rrezikshme. Hajria punon çdo ditë edhe për një universitet privat dhe nuk ankohet.
Betejën e saj për jetën tashmë e ka fituar.