E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marsi i krimeve të Berishës

Share

Nga Kledian Lula

Nëse shfleton ditarin e periudhës 20 vjeçare të veprimtarisë shoqërore, politike e qeverisëse të personazh krimit shqiptar Sali Ram Berisha, do të shikosh se çdo ditë të këtyre 20 viteve që pas hipjes në gjithëpushtetin e tij në 22 mars 1992, ka regjistruar pothuajse një krim të ideuar, të organizuar, të nxitur, të lejuar, të mbështetur ose të kryer direkt prej tij. E megjithëse në ballë ka të damkosur mijëra krime publike e të maskuara, Sali Ram Berisha ka disa muaj që po bënë të gjithë llojet e krimeve morale e dokumentare, për të pastruar krimet e tij. Pse? Sepse personazh krimi plakushi i degraduar, i diskretituar, i penalizuar dhe i mbaruar fizikisht Sali Ram Berisha, ka si qëllim që të mos futet në histori si figurë e qelbur kombëtare, por si figurë e pastër. Të gjithë po shohin duke qeshur e stigmatizuar, se si Sali Komiku po zvarritet neveritshëm me shpirt ndër dhëmbë të vetë-futet me forcë në historinë e Shqipërisë si Figurë e ndritur, e shquar dhe madhore kombëtare, në kuadrin e Historikut të 100 Viteve të Shtetit Shqiptar. Po a do vendoset profili i tij në histori? Natyrisht, që Sali Ram Berisha është futur dhe do të mbetet jetë e mot në historinë e politikës dhe të shtetit shqiptar, i stamposur si figurë kombëtare. Por pyetja shtrohet, se në cilën faqe të historisë së figurave kombëtare do të shënohet emri dhe vepra e tij: Në skedën e figurave e ndritura, apo në faqen e figurave të ndotura të kësaj historie? Natyrisht, që në histori, Sali Ram Berisha është futur dhe do të mbetet përjetësisht në faqen e turpit, i sigluar me bojë të zezë, tek figurat anti-shqiptare, anti-kombëtare, anti-popullore, anti-demokratike e anti-integruese të Shqipërisë. Edhe pas 1 milionë vjetësh, nuk do ketë historian që ta zbardh dot në asnjë drejtim figurën e tij të zezë. Pa bërë komente, duke nisur nga muaji mars 1992 e në muajin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ne do të publikojmë çdo muaj Kalendarin Enciklopedik SALI, duke evidentuar disa nga krimet që ka ideuar, organizuar, nxitur, lejuar, mbështetur dhe që ka kryer Sali Ram Berisha kundër kombit, atdheut, popullit e shtetin shqiptar. Po fillojmë me ngjarje të muajit MARS:.

1. Në mars 1992, Sali Berisha emëron si këshilltar personal ekonomik ish shefin e parë të piramidave mashtruese shqiptare Hajdin Sejdia, të cilin e ndihmon të arratiset me ndihëm e SHIK-ut, me një dekoratë presidenciale dhe me 1.5 milion dollarë të vjedhura nga shqiptarët.

2. Në mars 1992, Sali Berisha lejon dhe bekon zyrtarisht dhe publikisht krijimin e të parës firmë piramidale shqiptare të drejtuar nga Maksude Kadëna.

3. Në mars 1993, BE dha mbi 1.5 miliardë USD ndihmë financiare, për nisjen dhe zbatimin e pikave fillestare të Marrëveshja së Tregti- Bashkëpunimit, por pushteti SALI i shpërdoroi dhe kjo bllokoi financimet kapitale për 1 vit.

4. Në 16 mars 1994, u hodh ideja dhe u firmos projekti ndërkombëtar i Korridorit 8-të në vijën EGNATIA Durrës-Elbasan, por Sali Berisha firmosi devijimin e këtij Korridori në favor të Greqisë, duke e kaluar nga Selaniku këtë projekt.

5. Në mars 1993, Sali Berisha nxori dekretin nr.37, për bllokimin e prodhimit dhe shkatërrimin e 235 ndërmarrjeve të mëdha ekonomike të vendit.

6. Në mars 1993, Sali Berisha takohet me Milosheviçin dhe krye-terroristin serb Arkan, shefin e genocidit të përgjakshëm serb mbi kosovarët.

7. Në mars 1993, Sali Berisha krijon firmën SHQIPONJA të PDSH, me aktivitet trafikun e karburanteve drejt Serbisë, në ndihmë të pushtetit gjakësor të Milosheviçit, i futur në embargo prej SHBA e NATO.

8. Në mars 1994, Sali Berisha organizon pritje publike presidenciale për firmat piramidale VEFA, GJALLICA, SUDE, XHAFERRI, SILVA.

9. Në mars 1994, gjatë një koncerti PRO qeveritar të financuar nga firma piramidale VEFA, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, të depozitojnë pa asnjë hezitim financat e tyre në firmat piramidale.

10. Në 3 mars 1995, Sali Berisha inskenon dhe realizon planin për shkatërrimin e sindikatave, duke përdorur deputetin Azem Hajdari për uzurpimin e kreut të tyre.

11. Në datën 2 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës digjet gazeta Koha Jonë dhe merret peng e masakrohet nga SHIK deri në paralizë të përjetshme, gazetari kësaj gazete, Zamir Dule.

12. Në 12 mars 1996, BE dha alarmin për ngjarjet e 97-ës, ndërsa FMN u largua nga Shqipëria, mbasi Sali Berisha nuk pranoi të mbyllte piramidat.

13. Në datën 2 mars 1997, Sali Berisha dekretoi e bëri ligj në parlament shkrirjen e policisë dhe ushtrisë shqiptare, duke e vënë komandën e vendit në drejtimin e kreut të SHIK, Bashkim Gazidede, duke e vërsulur makinën ushtarake shtetërore, për gjakderdhje mbi popullin.

14. Në datën 3 Mars 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës në gjendje lufte civile popullore dhe në situatë shkatërrimi e plaçkitje të vendit.

15. Në 3 mars 1997, me vetë-zgjedhjen e tij si President Republike, Sali Berisha nxiti djegien e institucioneve të rretheve Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirokastër dhe vrasjen e 57 qytetarëve në zonën jugore të vendit.

16. Në 7 mars 1997, Sali Berisha nxjerr një urdhër presidencial, që strukturat e policisë e të ushtrisë të braktisnin detyrën e të gjenin mundësi për vetë-mbrojtje nga hakmarrja popullore, pushtohen, plaçkiten e digjen 30 komisariate policie, 74 komanda ushtarake, 18 burgje e 29 drejtori të SHIK, merren peng 345 efektivë dhe vriten 13 prej tyre.

17. Në mars 1997, në Vlorë minohet Ura e Mifolit, përzihet me dhunë policia, ushtria, SHIK-u, administrata e shtetit, plaçkiten bankat.

18. Në mars 1997, Saranda e Gjirokastra nën drejtimin e gjeneral Arben Imamit, shpallin autonominë si zonë greke, Arben Imami me flamur kombëtar grek në dorë, deklaron autonominë në mediat greke.

19. Në mars, në Qafë-Gjashtë vritet e digjet barbarisht oficeri Gjergj Mehmeti, i braktisur nga shteti i Sali Berishës.

20. Në mars 1997, 2 pilotë të Forcave Ajrore Ushtarake, nuk zbatuan urdhrin e Sali Berishës për të bombarduar mbi popullatën e jugut, dezertojnë e arratisen me gjithë avionë në Itali.

21. Në 5 mars 1997, oficerët e ushtrisë në Memaliaj e Tepelenë, me urdhër dhe leje të Sali Berishës, nxisin dhe lejojnë hapjen dhe plaçkitjen e depove të rezervave të armatim-ushqimeve të ushtrisë.

22. Në 7 mars 1997, Sali Berisha heq dorë nga mbrojtja ushtarake e Aeroportit Kombëtar të Rinasit, i cili pushtohet, plaçkitet e shkatërrohet nga banorë të zonës..

23. Në 10 mars 1997, me porosi të Sali Berishës, braktisin komisariatet e policisë, komandat dhe depot e ushtrisë, drejtoritë e SHIK në Gramsh, Fier, Elbasan, Korçë, Berat, Poliçan, Këlcyrë, Përmet, Ballsh, Skrapar.

24. Në 11 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës, braktiset nga aeroporti ushtarak i Kuçovës, banorë e zonës, marrin peng 19 aeroplanë luftarakë të tipit MIG dhe 17 pilotë.

25. Në 14 mars 1997, sulmohet

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›