E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientët dhe mjekët

Prof. Alketa Koroshi

Një ditë duke biseduar me një mik që donte  të bënte një operacion kirurgjikal, për ti bërë nder,  i rekomandova  emrin e një kirurgu tek i cili mund te kryente atë intervent sepse ishte  me eksperiencë dhe me emër si mjek i mirë. Miku im mu kthye, më pa i habitur me një buzeqeshje qesendisese dhe tha: po e di ti sa merr ai doktori qe permende per nje operacion ? Nuk e prisja kete reagim dhe ngrita supet.  Ai vazhdoi:  Ah, mor miku im , ai mjek qe thua ti e ka pjacen shume te larte. Nuk mund te shkoj une tek ai..

Me erdhi keq qe akoma pa e njohur dhe pa biseduar vete me mjekun qe i rekomandova, miku im pacient nga ato qe kishte degjuar , ekishkrijuar idene se me kekishte bente. Dhe ndoshtakishte drejte. Në raste te tjera kam degjuar plot paciente qe nuk kane besim te mjeku, nuk besojne tek ilaçet qe pershkruhen ne  recetat qe u jep mjeku dhe e kerkojne ne vende te tjera shpetimin e tyre duke perfunduar shpesh ne dore te mjekeve popullore me barna empirike e te pa provuara mire shkencerisht.

Maredheniet qe egzistojne ndermjet pacienteve e mjekeve jane thelbi i etikes mjekesore dhe per keto probleme ka patur dhe ka shume debate. Keto maredhenie kane te bejne me kujdesin mjekesor si edhe me shoqerine ne pergjithesi.

Historikisht ndermjet pacienteve dhe mjekeve ka egzistuar nje lloj paternalizmi . Deri nga vitet 60-te te shekullit te kaluar, kodet e etikes bazoheshinfortnetraditat hipokratike  duke e kufizuar detyrimin e mjekeve vetem brenda nje kornize qe permbante   permiresimin e shendetit dhe pakesimin e vuajtjeve te pacienteve. Por ne dekadat e fundit jane pare ndryshime te tilla qe kane sjelle rreshqitje tektonike te shoqerise dhe qe jane pasuar me  fuqizimin e individeve perkundrejt autoritetit te qeverisjes e te institucioneve. Kjo ka sjelle nje vale te tere levizjesh per te drejta, ku te drejtat e pacienteve jane evidentuar si kerkesa shoqerore krahas te drejtave te grave, te drejtat e minoriteteve , ato te konsumatoreve dhe te tjera.

Pikerisht keto ndryshime e kane spostuar vendim marrjen nga mjeku tek pacienti . Vecanerisht dalja dhe perhapja e internetit, ku mund te gjesh shume ëeb-site qe trajtojne problemet e shendetit dhe informacione mjekesore te pafundme , kane bere qe shume paciente te kene pershtypjen qe ata vete mund te trajtojne problemet  e tyre mjekesore dhe doktoret mund te sherbejne  me teper si  konsulente. Por ne fakt realiteti eshte shume me kompleks: shume informacione qe i serviren pacientit kane rezultuar sa te dobishme aq edhe te rrezikeshme, dhe sot pacientet dhe mjeket kane filluar te ndergjegjesohen  dhe te gjejne  nje drejt- peshim ne kuptimin e pjesemarrjes se dyaneshme ne procesin e vendim-marrjes. Ne kete menyre mjeket po konsiderohen si ekspertet qe kane autoritetin e duhur mbi ceshtje qe lidhen me shkencen mjekesore ndersa pacientet natyrisht mund te zgjedhin vlerat  me preferencat e tyre. Kjo menyre e te trajtuarit te problemeve mund ta shpjere mjekun ne idene e gabuar qe edhe konkluzionet ne ceshtjet  etike mund te vine e te rrjedhin prej fakteve shkencore. Keshtu pavaresisht  qe mjeku mund te zoteroje faktet mjekesore lidhur me gjendjen klinike te te semurit, por kjo nuk eshte e mjaftueshme qe ai te vendose perfundimisht per menyren e te trajtuarit te pacientit.

Le te sjellim nje shembull te kompleksitetit te ketij problemi: si duhet te sillet mjeku ne rastet kur nje i semure ka nevoje te domosdoshme per transfusion gjaku qe te shpetoje jeten dhe nderkohe pacienti refuzon te marre gjak se ja ndalon besimi I tij fetar? Natyrisht ne kete rast pacienti ka kompetencen e te drejten te refuzoje nje trajtim qe nuk e do madje edhe kur mjeku e rekomandon si te vetmen menyre per shpetimin e jetes. Por perpjekja duhet te jete e tille qe dhe pacienti te integrohet ne procesin e vendim marrjes klinike dhe te bashkepunoje per te zbatuar rekomandimet e mjekut qe jane jo rralle  te vetmet qe mund ti shpetojne jeten   atij.

Nga ana tjeter ne praktiken mjekesore ka raste te tjera kur pacientet kerkojne dhe insistojne per nje trajtim i cili nga ana mjekesore eshte i papershtatshem. Ne disa vende egziston madje dhe ligjeshmeria qe lejon mjekun te refuzoje nje trajtim mjekesor I cili ka shume pak shanse te kete sukses ose qe e mban pacientin ne nje gjendje jete me cilesi shume te ulet qe nuk ja vlen per te semurin.Potek ne a mund te diskutohet nje problem i tille e te kete ligje te tilla qe kane te bejne direkt me etiken mjekesore.? Nese do kish te tilla ligje, natyrisht qe edhe mjeku nuk kish pse te duronte  ngarkesen morale e pergjegjesine per te aplikuar trajtime qe jane jo te justifikuara  nga ana etike .

Nje aspekt tjeter i maredhenieve pacient mjek eshte  zbatimi  i regullave te etikes ne studimet qe kane te bejne me trajtime klinike  dhe aplikime mjekesore  ne te semuret. Ne historine e mjekesise ne te kaluaren ka patur raste kur pacienteve u jane injektuar per qellime studimi qeliza kanceroze pa dijenine  dhe lejen e pacienteve dhe kjo ka ndodhur madje ne klinika me emer ne bote. Por qe keto gjasa te mos ndodhin duhen diskutuar ndermjet mjekeve ne rradhe te pare dhe te sanksionohen nga ligjevenesit   rregulla qe duhen zbatuar rigorozisht ne te gjitha studimet e kerkimet klinike. Jashte ketyre rregullave nuk mund te abuzohet me pretendimin fals se po behet nje studim apo aplikim klinik se kjo eshte ne te mire te pacienteve. Cdo studim ne klinike nese permban qofte edhe pak rrezik per shendetin e pacientit nuk mund te justifikohet e nuk mund te aplikohet. Por nga ana tjeter neqoftese egzistojne dy menyra trajtimi te dobishme per te semurin qe jane te dobishme per shendetin e tij dhe kjo eshte e verifikuar, ahere sipas konceptit te  balancimit klinik , mjeku eshte i detyruar ti thote ndershmerisht pacientit : ndonese une preferoj kete menyre mjekimi ka edhe nje menyre tjeter qe e perdorin mjeke te tjere kompetente. Ju mund te zgjidhni trajtimin qe desheroni. Ne kete menyre nuk ka me te ngjare te kete konflikt me etiken e trajtimit klinik ndaj te semurit.

Nje nga principet baze te etikes mjekesore eshte qe mjeku duhet te jete i devotshem ndaj interesave te pacientit te tij. Norman Levinski qe njihet si mjek i shquar, si mesues I madh dhe shkencetar krijues ka thene :  Mjekut i kerkohet te beje gjithshka qe ai beson se mund te jete e dobishme per pacientin e tij pavaresisht nga cmimi apo konsiderata te tjera sociale. Madje ndonjehere mjeku duhet te behet avokati i pacientit te tij perkunder  interesave te gjithe shoqerise ne teresi , nese kjo eshte e nevojshme.  Ne kushtet tona, gjykoj qe ta kene parasysh kete postulat sidomos mjeket e familjes qe disa here rendin ti japin pacientit ilacet me te lira , mjafton qe te jene ne rregull me sigurimet shendetesore.

Ajo qe pacientet kerkojne me te drejte nga ne mjeket eshte:  te bejme te gjitha perpjekjet  e te shfrytezojme te gjitha mendesite ne dobi te nje kujdesi shendetesor racional, korrekt , efikas  dhe te kulturuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›