E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miopia e udhëheqësve pa guxim

12-03-2012 / Nga Raghuram Rajan*

Kohët e fundit në Europë kam takuar një numër të madh ekonomistësh, gazetarësh dhe biznesmenësh, të gjithë të dekurajuar nga sjellja e përfaqësuesve të tyre politikë. Si është e mundur, pyesnin ata veten, që politikanët nuk e po shohin humnerën në të cilën Evropa po rrezikon të bjerë dhe nuk vendosin për të bashkuar forcat për të zgjidhur krizën euro një herë e përgjithmonë? Edhe pse nuk ka konsensus për zgjidhjen e mundshme, pse nuk takohen dhe të diskutojnë mbi një plan që shkon pak më tej kësaj serie masash gjysmake? Vetëm në sajë të një vendimi të guximshëm të Bankës Qendrore Evropiane për të siguruar likuidet në mënyrë afatgjatë që bankave të kishin pak frymë kohët e fundit. Politikanët, megjithatë, po tradhtojnë pritshmëritë e Evropës, dhe janë gjithmonë me vonesë në ngjarjet. Pse nuk i marrin frenat e situatës?
Një përgjigje është se në mënyrë të  pabesueshme ata nuk e kuptojnë rëndësinë e gjërave. Udhëheqësit nuk duhet të jetë gjeni për të kuptuar këshillat ekonomike që dëgjojnë, dhe shumë prej tyre janë inteligjentë dhe kompetentë. Një përgjigje e dytë (politikanët nuk mendojnë në terma afat të gjatë, ata vetëm kujdesen për zgjedhjet e ardhshme) kjo mund të përmbajë një thelë të së vërtetës, por është e papërshtatshme, për shkak se pasojat negative të ndërhyrjeve shpesh zbulohet dhe vërtetohet para votimeve. Përgjigjen më të mirë e kam dëgjuar nga Axel Ueber, ish president i Bundesbank dhe një vëzhgues akut i politikës. Sipas Ueber, autoritetet politike nuk e kanë mandatin për të zgjidhur problemet, sidomos kur është fjala për problemet e reja që fillimisht duken të  parëndësishme, por nëse nuk zgjidhet mund të rezultojnë në kosto të konsiderueshme.
Qytetarët janë skeptik në lidhje me kostot e mundshme të mosveprimit. Dhe duke ndërhyrë pengohet manifestimi i problemit, qytetarët nuk do të kenë përvojë të drejtpërdrejtë për seriozitetin e problemit që ata i mbijetuan dhe do t’i ndëshkojnë liderët në sondazhe dhe votime, në reagim ndaj shpenzimeve të menjëhershme lidhur me ndërhyrjen. Edhe pse ata kanë një pamje shumë të qartë të fatkeqësisë që ne i jemi drejtuar, duke mos ndërhyrë, nuk është thënë se politikanët të jenë të aftë për të bindur votuesit, ose anëtarët më pak hollë e partisë së tyre, që këto shpenzime të menjëhershme duhet të mbështeten.
Fjalët nuk kushton asgjë dhe në mungesë të provave të kundërta, njerëzit zakonisht nuk kanë dëshirë për të ndryshuar gjërat. Aftësia e udhëheqësit që të marrin masa korrigjuese të rritet vetëm me kalimin e kohës, kur fillohet  të përjetohet, pjesërisht, shpenzimet e mosveprimit. Katastrofa ende mund të shmanget nëse kostoja e mosveprimit të rritet me një ritëm të qëndrueshëm. Por rastet më të rënda janë ato në të cilat këto shpenzime mbeten të  padukshme për një kohë të gjatë dhe papritmas të shpërthejnë: në këtë pikë lideri ka mandatin politik për të vepruar, por tashmë mund të jetë tepër vonë.
Një shembull klasik është ai i Uinston Churchill, i cili paralajmëronte kundër ambicieve të Adolf Hitlerit. Planet e Hitlerit ishin ekspozuar si një skicë në librin Mein Kampf, çdokush mund të lexoni ato në fjalimet e tij dhe askush nuk bënte  ndonjë përpjekje që ai të hiqte dorë. Megjithatë në Britaninë vetëm disa ishin të gatshëm t’i jepnin kredi paralajmërimeve të Curchill dhe shumë të tjerë mendonin se kërcënimi më serioz ishte komunizmi, veçanërisht gjatë viteve të errëta të Depresionit të Madh.
Copëtimin e Çekosllovakisë nga ana e nazistëve në vitin 1938, i bëri të gjithë të kuptonin se ishte e qartë se Hitleri e kishte seriozisht atë çfarë kish shkruar. Por ishte vetëm pas pushtimit të Polonisë vitin e mëpasëm, që Churchill u emërua Lord kundëradmiral, dhe u bë kryeministër vetëm pas pushtimit të Francës, në vitin 1940, kur Britania qëndronte vetëm. Anglia, ndoshta, do të kishte shkuar më mirë në qoftë se Churchill do ish ngjitur më parë në pushtet, por kjo do të kishte pasur një kosto  në riarmatime të kushtueshme, e cili ishte e papranueshëm për aq kohë sa nuk ishte një mundësi që Hitleri provohej se nuk ishte një tigër prej letre. Dhe sigurisht, do të kishin çuar të besonin fatin e Britanisë në një politikan të cili konsiderohet tani  konsiderohet një lider i papërkulur, por në atë kohë ai shihej me një dyshim të madh.
Kostoja jo lineare e mosveprimit janë më të dukshme në sektorin financiar. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo është një fushë ku veprim është veçanërisht e vështirë: nëse politikanët, për të marrë një mandat për të vepruar, enfatizojnë në mënyrë të tepruar theksin mbi nevojën për një ndërhyrje rrezikojnë për të përshpejtuar fatkeqësinë që po përpiqen ta neutralizojnë. Në mesin e krizës të Bear Stearns dhe falimentimin të Lehman Brothers, qeveria amerikane mund të bënte shumë pak për të zgjidhur problemin që po ekzagjerohej (edhe pse sigurisht Fannie Mae dhe Freddie Mac, dy kompani të mëdha gjysmë-publike hipotekare, ishin përkohësisht të kontrolluara). U desh paniku që pasoi rënien e Lehman, që Kongresi amerikan të autorizonye Tarp-in, që ishte një varkë shpëtuese financiare, ndër të tjera, për bankat dhe industrinë e automobilave. Dhe vetëm përpjekjet frenetike të Rezervës Federale dhe Thesarit (me ndihmën e qeverive në mbarë botën) penguam shembjen e sistemit. Një problem i lidhur me kreditë subprime, të cilat duhet  të rezultonin në humbje për disa qindra miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të para, ka ardhur për t’u imponuar me kosto shumë më të larta në botë. Politikanët eurozonës kanë marrë edhe një mandat për të ndërmarrë veprime më vendimtare vetëm kur tregjet filluan të tregojnë qartë sa do të kushtonte mosveprimi.  Edhe duke e lënë mënjanë përpjekje e kuptueshme gjermane për të fiksuar një tavan shumës që duhej paguar, është e vështirë për të kuptuar se si politikanët mund të kishin zgjidhur problemin. BQE-ja i doli të eurozona të fitonte pak kohë, por efekti qetësues i veprimeve të saj nuk është nuk është domosdoshmërish e mirë për tregjet. Qytetarët ishin mjaft afër humnerës për të pranuar masat e miratuara nga udhëheqësit e tyre? Nëse ata nuk kanë qenë kaq afër, ndoshta duhet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës për të bërë të mundur një zgjidhje përfundimtare të krizës në eurozonë. Një gjë e ngjashme po ndodh në SHBA: me fitimet e obligacioneve të qeverisë kaq ulët, opinioni publik nuk duket të ndjejë urgjencën për të zgjidhur problemet e buxhetit, edhe pse nuk mungojnë kasandrat, si Peter Peterson i Blackstone Group, të cilët po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin. Shpresa është që zgjedhjet presidenciale të prodhojnë një debat më të shkolluar në reformimin e sistemit të taksave dhe shtetit social.
*Raghuram Rajan është profesor i financave në Universitetin e Çikagos dhe autori i “Fault Lines: Si është e mundur që strukturat e fshehura ende kërcënojnë ekonominë botërore”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›