Edi Rama e deklaron partinë si Sudja, me 300 milionë borxhe e pa aftësi pagese
A ka kuptim t’i besosh Edi Ramës, që flet për makroekonomi kombëtaren në rrjetin social tuiter, kur del se nuk është në gjendje të mbajë ekonominë e Partisë Socialiste jashtë borxheve financiare? Sepse sipas një raporti financiar të dorëzuar me datë 25 dhjetor 2011 nga kryefinancieri i PS, z. Genc Gazheli, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, del se kjo parti ka rreth 30 milionë lekë të reja borxhe të mbartura nga tërësia e fushatës së 2011: pra, udhëtime, bileta avioni, hotele, shpenzime telefonike, abonim në media, etj shpenzimeve operative. Shefi i opozitës dhe sekretarët e panumërt të partisë janë detyruar të marrin borxhe jo shumë të mëdha nga punonjësit e administratës së PS, në formën e donacioneve, ku sidozot thesarmbajtësi i partisë rezulton dhe donatori më i madh. Ky raport i dorëzuar në KQZ nga ana e PS është një shtysë e drejtpërdrejtë për KQZ, që kjo e fundit të lëvrojë fondin e përcaktuar për PS për vitin 2012.
Përtej kësaj është interesante fakti se. në çdo institucion të drejtuar më parë nga Edi Rama, arka boshatiset si me magji. Në Ministrinë e Kulturës apo/dhe në Bashkinë e Tiranës pas ikjes së Ramës sektori i financës ishte më godituri, më saktë më i boshatisuri. Si duket, edhe në Partinë Socialiste po ndodh e njëjta gjë, ku arka është boshatisur për të plotësuar orekset dhe fjetjet e njerëzve të Ramës nëpër rrethe gjatë fushatës.
Afërmendsh pas daljes së këtij raporti përkeqësues të financave të Partisë Socialiste nga një audit i jashtëm i kontraktuar nga KQZ për ndjekjen e financave të partive, natyrshëm, kuptojmë paaftësinë e ububushme të drejtuesve të kësaj partie për të mbajtur nën kontroll hyrje-daljet e të ardhurave. Dhe në qoftë se ekonomistët e PS-së janë kaq të paaftë për të mbajtur nën kontroll financat e një partia politike, si mund të mbajë nën kontroll financat e një shteti me të njëjtët ekonomistë? Është një pyetje që përgjigjen e ka të thjeshtë e të kuptueshme për një fëmijë. Kjo parti është jo e besueshme për t’u votuar përderisa nuk është e shëndetshme nga ana financiare e për rrjedhojë morale. Çdo qeverisje socialiste e mëparshme, 1997-2005, ka pasur një marrëdhënie të vështirë me partnerët ndërkombëtare, FMN apo Banka Botërore, për të marrë grante të buta dhe investime të huaja, për shkak të paaftësisë së tyre për të kontrolluar financat e një shteti. Edhe gjatë drejtimit të bashkisë Tiranë nga ana e Edi Ramës investimet e huaja në kryeqytet ka qenë në një minimum historik, për shkak të problemeve me transparencën e fondeve dhe investimeve.
Sidoqoftë Edi Rama kupton nga makroekonomia po aq sa kupton një nxënës i fillores mbi fizikën kuantike. Prandaj vështirë se ka një matës të pulsit të gjendjes reale të financave të vendit. Duke refuzuar leximin e statistikave dhe mbylljen e syve përpara investimeve në infrastrukturën rrugore Rama rrezikon të aksidentohet për herë të tretë në rrugën e zgjedhjeve parlamentare të 2013.