Marsi ‘Piter Pani’ i planetëve, rritje rekord por ka mbetur ‘fëmijë’
SHBA- Ashtu si në përrallë 'Piter Pan' ka mbetur përgjithmonë një fëmijë, ashtu edhe Marsi i cili u formua shpejt, në një periudhë prej 2 deri 4 milionë vjetësh, ka mbetur një embrion i planetit, i cili nuk është rritur kurrë.
Marsi është një nga ato objektet që në fillim të historisë së Sistemit Diellor i dhanë jetë planetëve më të mëdhenj si Toka dhe Venusi. Ky është përfundimi që del nga studimi i botuar në Nature nga gjeofizikantët amerikan Nicolas Dauphas nga Universiteti i Cikagos dhe Ali Pourmand nga Universiteti i Majamit
Rritja e planetit të kuq në një kohë rekord, sipas studiuesve, ndihmon në shpjegimin pse Marsi është shumë më i vogël se Toka. Masa e saj është e barabartë me 11% të masës së planetit tonë, ndërsa diametri i saj është 6.800 km, në krahasim me 12.742 km të diametrit të Tokës.
Deri tani besohej se formimi i Marsit kishte ndodhur në 15 milionë vitet e para të Sistemit Diellor. Një periudhë shumë e shpejtë nëse mendohet se Tokës i është dashur një periudhë rreth 50-100 milion vitesh. Sipas studiuesve Marsi është formuar nga përplasja midis planetëve me dimetër 10-100 km që gjenden në diskun e materialeve që rrotullohen rreth diellit, dha nga të cilët janë formuar planetët e Sistemit Diellor.
Për llogaritjen e kohës që i është dashur planetit të kuq që të formohej studiuesit kanë përdorur si kronometër një element prezent në meteorët e Marsit, hafniumin, i cili ka një radioktivitet shkatërrimi rreth 9 milion vjetësh.
Marsi, megjithatë do sipas studiuesve ka bmetur në këtë fazë, pa jetuar fazën e fundit të goditjes gjigante që ka karakterizuar formimin e planeteve shkëmbore të Sistemit Diellor, duke përfshirë këtu Tokën.
(e.m/BalkanWeb)