Marsi mendohet të ketë qenë i lagësht dhe i ftohtë
Paris - Planeti i Marsit mendohet të ketë qenë i ftohtë dhe i lagësht në fillesën e tij. Ky konkluzion i nxjerrë nga një studim i disa shkencëtarëve pritet të publikohet nesër në revistën shkencore “Nature”. Këtë hipotezë e përforcojnë gjurmët që dëshmojnë për rrjedha uji në të kaluarën.
Për të shpjeguar praninë e ujit në gjendje të lëngët, disa shkencëtarë kanë rritur temperaturën e gazeve me efekt serrë në 0 gradë Celsius, shprehet Alberto Fairen, dhe kolegët e tij. Por, kësaj ideje të një të kaluare "të nxehtë dhe të lagësht" të Marsit, ekipi i Fairen i kundërvë tezën e një "Marsi të ri të ftohtë dhe të lagësht".
"Disa minerale në gjendje të shkrirë mund ta ulin pikën e avullimit të ujit në ambientin e ngrirë të Marsit, gjë që ofron një zgjidhje të lavdërueshme ndaj klimës paradoksale të Marsit në gjenezën e tij", deklarojnë ata.
"Një pjesë e madhe e fluideve që gjenden të bashkuara me silicin, hekurin, squfurin, magnezin, kalciumin, klorin, sodiumin, potasin dhe aluminin mbeten në gjendje të lëngët në një temperaturë më të ulët se 273 gradë Kelvin", domethënë 0 gradë Celsius, shpjegojnë shkencëtarët.
“Rezultatet tona përputhen me të dhënat e Mars Landers dhe lënë të duket një anë e re e planetit Mars, ajo e ftohtë dhe e lagësht", përfundojnë ata.