Solana: Bosnjës iu dha një “tronditje elektrike”
Sarajevë - Kryediplomati evropian, Havier Solana, e cilësoi si "tronditje elektrike" mesazhin e dhënë nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, për liderët boshnjakë. Biden kërkoi nxitjen e reformave dhe heqjen dorë nga retorikat nacionaliste.
"Duke folur për vizitën e djeshme, do ta cilësoja si një lloj tronditjeje elektrike. Ne transmetuam një mesazh shumë të qartë lidhur me çfarë duhet bërë për të çuar vendin përpara në drejtim të Bashkimit Evropian. Besoj se së bashku me drejtuesit e Bosnjes, ne do të jemi në gjendje të ecim përpara dhe të dalim nga ky bllokim ", deklaroi Solana në një konferencë shtypi në Sarajevë.
Në fjalën e tij përpara parlamentit boshnjak, Biden denoncoi retorikën nacionaliste të liderëve të komuniteteve kryesore, mysliman, serb dhe kroat, dhe i ftoi ata të zgjidhnin rrugën e integrimit për në BE dhe NATO.
Solana u bashkua me Biden gjatë vizitës së tij në Sarajevë. Ata u takuan gjithashtu me liderët e tre komuniteteve në Bosnje-Hercegovinë.