E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zardari-SHBA-ve: Bin Laden ishte juaji, ju e humbët

Islamabad-Lideri pakistanez Ali Zerdari deklaroi se besonte se terroristi Bin Laden kishte vdekur me shumë gjasa dhe edhe nëse ishte ende i gjallë, CIA ishte në dijeni të kësaj. Serdari deklaroi se kishte plot 7 vjet që s’kishte asnjë lajm rreth Bin Ladenit dhe tha se “Atë e humbët ju në Tora Bora”, duke iu drejtuar amerikanëve. Ai hodhi idenë se Ladeni ishte njeri i Amerikës.

I gjendur në pozitë të vështirë pas trysnisë së qeverisë amerikane lidhur me sulmet ndaj Talebanëve, presidenti i Pakistanit, Ali Zerdari lëshoi akuza të rënda ndaj Amerikës në lidhje me Bin Ladenin.

I ftuar në emisionin e famshëm “Takim me Medien” (Meet Press) në televizionin amerikan NBC, i pyetur në lidhje me kapjen e Bin Ladenit, Zerdari theksoi se ishin amerikanët ata që duhet t’i jepnin përgjigje kësaj pyetjeje. "Keni tetë vjet atje. Ma thoni ju mua. Ishit ju që e humbët atë në malet Tora Bora, jo unë. Unë atëherë ndodhesha në burg”, tha Zerdari.

Ai deklaroi se e shoqja Benazir Buto, e vrarë nga një atentat në 2007, kur ishte kryeministre në 1989, pati telefonuar presidentin Xhorxh Bush (babain) duke e pyetur nëse “Po përpiqeshin të krijonin trazira për të rrëzuar qeverinë pakistaneze”.

Zerdari shtoi gjithashtu se asokohe qeveria amerikane i pati dhënë opozitës së atëhershme 10 milion dollarë për të rrëzuar Benazir Buton dhe se Bin Ladeni asokohe ishte i komanduar nga amerikanët.
/Start/Zaman/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›