E Diel, 1 Nëntor 2026

Marsi, muaji i turbullirave në politikën shqiptare!

Në fakt, këtë vit sherret filluan që në shkurt. Por marsi, nisur edhe nga ai i 8 viteve më parë, i vitit të mbrapshtë 97, ka nxehur sërish gjakrat. Kuvendi i Shipërisë, është kthyer thjesht në një show bilbilash, gardistësh, ligjesh më miratuara në rrëmujë, borish, akuzash të ndërsjellta. Javën që lamë pas, opinionit publik, nga politika duket se i ka mbetur në mendje vetëm çpërplasja në derën qëndrore të Kuvendit dhe të fiktit pas një komplikacionit në zemër të deputetit socialist Memushi. Insistimi socialist dhe insistmi demokrat, kanë futur sërish adrenalinë në gjakun e shqiptarëve. Deklarata e kryetarit socialist Rama, për protesta në sheshe, e ka larguar atë nga deklaratat revolucionare se ``do bëjmë një opozitë ndryshe nga opozita e djeshme`` dhe thjesht na sjell në mendje një opozitë agresive, që Shqipërisë nuk i ka munguar gjatë gjithë këtij pluralizmi politik. Deklaratat për marrveshje mes bluve dhe rozëve, sfumohen nga deklaratat e paqarta të dy palëve, apo vetë eksponentëve brenda dy krahëve. Rregullorja e Kuvendit vazhdon të jetë një tabu, dhe ndryshimi i saj do të jetë sërish çështje diskutimi në javën në vijim. Jo më kot analistët politikë, thonë se dy kahet politike në Shqipëri nuk kanë arritur që të kenë një qëndrim të përbashkët as për çështjen më të madhe të shqiptarëve që nga viti 1913 e këndej, statusin e Kosovës. Mosmarveshjet dhe kunjat politike mes të djathtëve dhe të majtëve, kanë ndikuar edhe në shfaqen e qëndrimeve të ndryshme përsa i përket Kosovës, dhe mënyrave të pavarësisë së saj apo ndryshimit dhe mosndryshimit të kufijve. Spektri politik në Beograd, po punon i bashkuar dhe me qëndrime thuajse identike për prolemin e Kosovës. Pak kohë më parë në Athinë, Karamanlis-Papandreu dhe në Stamboll, Erdogan-Baykal, kishin nga një qëndrim të përbashkët fill e për pe të vendeve të tyre për çështjen e Qipros. Ndonëse pozitë-opozitë, ata ishin të rakorduar në qëndimet e tyre. Në anën tjetër të Adriatikut, Berluskoni dhe Prodi u përballën me njëri tjetrin dhe ajo që i ndante ishte vetëm ekonomia, në çështjet kombetare ata kishin qëndrime të njëjta për të cilat propozonin zgjidhje të ngjashme. Sherret dhe përplasjet politike, ndikojnë jo vetëm në tensionimin e situatës në vend, por edhe në heqjen e vëmendjes nga proçesi i statusit të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›