REAGIME TE DIPLOMATEVE TE HUAJ NDAJ DEKLARATES SE MUSTAFAJT
Ajo që shënoi ngjarjen e javës dhe mblodhi edhe kritikat e shumë diplomatëve dhe analistëve vendas dhe të huaj dhe që ndikoi drejtëpërsëdrejti edhe mbi politikën e vendit tonë, ishte tërësia e kritikave të diplomatëve evropian dhe të rajonit mbi deklaratën e shefit të diplomacisë shqiptare në lidhje me mosdhënien e garancisë nga ana e Shqipërisë mbi kufijtë e shteteve Ballkanike.
Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme Besnik Mustafajt u shoqërua me kritika nga më të ashprat si nga shefja e diplomacisë Maqedonase Ilinka Mitreva ashtu edhe nga autoritete të Serbisë e Malit të zi dhe ato të BE-së. Mitreva në telefonatën që i bëri homologut shqiptar u shpreh me tone të ashpra se Maqedonia është i vetmi vend që mund të jap garanci mbi kufijtë e territorit të saj. Kritikat u shoqëruan gjithashtu edhe nga Kristina Galak, zëdhënëse kjo e përfaqësuesit të lartë të BE-së Havier Solana. Galak theksoi se ndryshimet e mundshme të kufijve Ballkanik mund të përfshijnë vetëm Kosovën dhe Serbine e Malin e Zi dhe se çdo përpjekje do të jetë do të ishte e gabuar dhe e papranueshme. Ndërkohë që reagime në lidhje me këtë temë kanë ardhur edhe nga pala serbe të cilët kanë akuzuarpalën shqipatare se akoma nuk e ka harruar idealin për një Shqipëri të Madhe.
VAZHDON RREZIKU I GRIPIT TE SHPENDEVE
Virusi vdekjeprurës H5N1 ka përparuar në vende të ndryshme të botës ku si pasojë e tij kanë ngordhur me mijëra shpendë dhe rrezikon edhe përhapja e tij në njerëz. Vetëm në Serbinë Jugperëndimore është konfirmuar lajmi i prekjen nga virusi të katër fëmijëve. Përhapja e tij ka përparuar edhe në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Largët. Gjeorgjia, Suedia, Azerbajxhani dhe vende të tjera i janë shtuar listës së vendeve të cilat janë prekur nga gripi i shpendëve.
VRITEN 3 PENGJET SHQIPTARE NE AFGANISTAN
Terrori i Lindjes së Mesme ka përfshirë edhe shqiptarët. 3 pengje me kombësi shqiptare dhe shtëtësi maqedonase janë rrëmbyer dhe ekzekutuar nga terrorist talebanë në Kandahar të Afganistanit.
Ushtarët amerikanë në Afganistan kanë gjetur dhe identifikuar trupat e pajetë të shtetasve maqedonas, me kombësi shqiptare. Autoritetet kanë konfirmuar lajmin se trupat e tyre ishin gjetur në një fushë me mina.
RRITET ÇMIMI I NAFTES; RREZIK PER EKONOMINE GLOBALE
Një ngjarje që kohët e fundit ka tronditur ekonominë botërore është ngritja e çmimit të naftës. Ndonëse nën kontrollin e Organizatës së vendeve eksportuese, nafta vazhdon të shtrenjtohet në tregjet globale. Rritja e çmimit është cilësuar si një trondite e lehtë në Ëall Street në Neë York, ku së fundi çmimi i një fuçie me naftë të përpunuar u rrit me 0,7 përqind, duke arritur në 63 dollarë e 58 centë. Në krahasim me muajin e kaluar, një fuci naftë është shtrenjtuar me rreth 1 dollar e gjysmë. Zyrëtarët amerikanë, thanë se kjo ndodh për shkak të krizës së fundit në bisedmet me Iranin. Gjithashtu, fillimi i një ofensive të re të forcave amerikane në Irak. OPEK deklaroi se do të mundohet që duke rritur eksportet të mbajë nën kontroll çmimin, që verën e kaluar arriti në 75 dollarë për fuçi. Ndërkohë rritja është ndier më pak në Europë. Zyrëtarët në Malajzi, një nga vendet me prodhimin më të lartë në naftës në botë, thanë se tashmë ka ikur koha kur nafta shitej me çmime të ulëta. Gazeta britanike Financial Times, theksoi se një rritje e tillë e cmimit do të vazhdojë të dëmtojë ekonominë globale.
ZGJEDHJET NE ITALI, DEBAT TELEVIZIV BERLUSKONI-PRODI
Kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe lideri i opozitës Romano Prodi, u përballën në një debat televiziv në kanalin e parë të televizionit publik italian Rai. Debati elektoral, i ndërtuar sipas stilit , u ndoq nga miliona zgjedhës italianë. Dy krerët e formacioneve më të mëdha politike në Itali publikuan planet e tyre për qeverisjen, kur kanë mbetur vetëm pak kohë nga zgjedhjet parlamentare të 9-10 prillit. Të përditshmet italiane, e cilësuan debatin një sulm të Prodit dhe një mbrojtje të Berluskonit. Kryeministri italian, njëherazi kryetari i Partisë Forza Italia, u tërhoqi vëmendjen zgjedhësve, të mos mbështesin një koalicion që ka brenda tij edhe komunistët. Lideri i koalicionit Të Bashkuar nën pemët e Ullirit, Prodi e akuzoi qeverinë e Berluskonit për përvetësim të ekonomisë. Ekspertët thanë se debati mund të ndikojë tek milionë zgjedhës të pavendosur. Një debat i dytë mes liderëve do të zhvillohet më datën 3 prill. Sipas sondazheve më të fundit, koalicioni i majtë i drejtuar nga Romano Prodi është 5 pikë më lart se koalicioni i djathtë i Silvio Berluskonit.