Talebanët ekzekutuan shqiptarët pa negociata
Ndodhi ashtu siç askush nuk e deshi. Katër shqiptarë të Maqedonisë të marrë peng në Afganistan, u ekzekutuan pa dhënë asnjë mundësi për të bërë negociata për lirimin e tyre. Agjensitë afgane të lajmeve cituan zëdhënësin e Talebanëve Qari Jusuf, se shqiptarët ishin vrarë pasi: "Autoritetet asnjëherë nuk i kanë zbatuar kërkesat tona, pas lirimit të pengjeve dhe ne vendosëm që këtë rradhë t'i ekzekutonim pa nekociata." Ian Hope, komandanti kanadez i trupave në Kandhar, vendi ku ndodhi pengmarrja, deklaroi se në fakt ajo ishte më shuë fillimi i një ofensive terroriste dhe shqiptarët Fadil Zenuni, Besim Aliu, Sabit Tahiri dhe Jurzan Fidani, ishin viktimat e para të kësaj ofensive.
Gjithçka filloi të shtunën e kaluar 11 mars 2006 dhe përfundoi të ejten me gjetjen e trupave të viktimave. Historia e parë e një sulmi terrorist kundër shqiptarëve, që përfundon e përgjakur. Që në fillimin e saj talebanët deklaruan se kishin rrëmbyer katër shqiptarë, duke e bërë çështjen mjaft të nxehtë për vendion tonë, kjo për shkak të pranisë së 22 komandove në Kabul. Dyshimet se mund të ishin katër prej këtyre komandove, vunë që në fillim në lëvizje Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi. Ky i fundit arriti të konfirmonte brenda një kohe të shkurtër se komandot ishin shëndoshë e mirë. Këtu pritej futja në lojë e Ministrisë së jashtme, por kjo e fundit u tregua pothuajse e painteresuar. Në tre ditë krize nga e shtuna deri në të hënë. Vetëm dy deklarata tepër të thata dhe asnjë informacion në lidhje me negociatat apo përpjekjet për lirimine pengjeve.
Të hënën talebanët deklarojnë që i kishin vrarë të katër pengjet, sipas tyre tre shqiptarë edhe një gjerman. Firma Ekolog që ishte përgjegjëse për katër punëtorët thotë se kjo deklaratë nuk ishte e konfirmuar, ndërsa bënë me dije se në mes të pengjeve nuk kishte gjermane. Sidoqoftë vazhdon interesimi i Ministrisë së Jashtme Gjermane, për lirimin e tyre.
Zyrtarisht i vetmi vend që i deklaron të vdekur pengjet rezulton Shqipëria, ku zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Desada Metaj, në një deklaratë për shtyp thotë se "shprehte keqardhjen për pengjet tashmë të vdekura". Deklarata e saj erdhi pas sulmeve të opozitës se qeveria jonë nuk ishte angazhuar sa duhej në zbardhjen e çështjes. Ndërkohë Ministria e jashtme bën të ditur se nuk kishim të bënim me shtetas shqiptarë, por me persona me kombësi shqiptare. Sidoqoftë parlamenti, po të hënën mban një minutë heshtje në nderim të tyre, ndërsa deklarohet se Shqipëria nuk do të tërheqë misionet e saj paqeruajtëse nga Iraku apo Afganistani. Në fakt talebanët nuk paraqitën asnjë kusht të kësaj natyre edhe pse vrasja sipas tyre u bë nga që "shqiptarët përkranin amerikën".
Të martën çështja e katër pengjeve, dukej sikur ishte harruar. Të vetmit të interesuar ishin drejtuesite Ekolog, të cilët përgënjeshtrojnë të gjitha deklaratat për vrasjen e pengjeve dhe bëjnë të ditur se po vazhdonin negociatat. Kërkimet e trupave nga autoritetet afgane dështojnë në vazhdimësi deri të ejten, ku katër shqiptarët gjenden të vrarë në Kandahar, të braktisur në një fushë të minuar.
Duket se historia është mbyllur, por ajo që vjen më pas e bën edhe më të rëndë ngjarjen. Një minë e vendosur në rrugë u merr jetën 9 policiëve avganë që po trasportonin trupat e shqiptarëve dhe identifikimi i tyre vonon edhe një ditë të tjetër.
Dyshimeve do tu jepte fund një nga kolegët që indentifikon të katër viktimat. Tragjedia mbyllet me një bilanc të rëndë, katër shqiptarë të vdekur dhe po ashtu nëntë policë afganë.