E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak buzëqeshje!

Orangutang

Gjykatësi pyet të pandehurin:
- Pa shiko si e ke katandisur tjetrin duke e rrahur. Cili ishte sebepi i një sherri të tillë?
- Më tha orangutang, prandaj.
- Domethënë ashtu ëëë.... Po mirë, kur ta tha këtë?
- Para katër vjetësh zoti gjykatës.
- Po mirë, ti këtë person e ke rrahur javën e kaluar.
- Ashtu është zoti gjykatës, por unë javën e kaluar e mësova se çfarë do të thotë Orangutang...

Çadra

Vite më pare në Angli ushtarët e kishin të ndaluar të mbanin çadër, të drejtën e mbajtjes së çadrës e kishin vetëm oficerët.
Ato vite, një toger i ri sheh një ushtar me çadër nën sqetull që po ecte shpejt. I nxehur e thërret ushtarin dhe i thote: “ǒështë kjo paturpësi?”. Ndërkohë i merr çadrën dhe e thyen më dysh me gju.
“Këtë t’a kesh mësim, për të mos bërë prapë një budallallëk të tillë”
Ushtari i habitur i përgjigjet: “Si urdhëron!”, dhe e nderon, pastaj e pyet: “Z. Toger, kur gjenerali, i cili më dërgoi pak më parë në shtëpinë e tij, të më kërkojë çadrën, si t’i them që kush e theu?”

Provimi i filozofisë

Profesori i filozofisë, i cili njihej nga nxënësit nga karakteri i tij shumëngjyrësh dhe notat e dobëta që jepte, ditën që do bënte provim u thotë studentëve të përgatisin letër dhe laps, dhe më pas ngre karrigen e tij dhe e vendos mbi tavolinë.
Pastaj tha:
“Po ju them pyetjen: Vërtetoni mosekzistencën e kësaj karrigeje!”
Profesori që dinte të vinte vetëm katra, edhe pse ishte shumë i sigurt që nuk do të devijonte nga ky vlerësim, u detyrua që njërit prej studentëve t’i vendoste dhjetë.
Në fletën e studentit ishte shkruar vetëm kjo:
“Të cilës karrige?”

Babai dhe djali

Babai i thotë djalit:
- O bir, Ataturku kur ishte në moshën tënde ishte i pari i klasës...
Djali i përgjigjet:
- Kurse kur ishte në moshën tënde ishte President...

Shoferi i Scania-s

Shoferi i Scanies, një meso burrë, po hante mëngjesin, në një stacion karburanti. Ndërkohë hyjnë brenda tre vagabondë trupmëdhenj me xhaketa lëkure...
I pari fik cigaren në pjatën me supë të shoferit të shkretë dhe ulet në karrigen pranë banakut.
I dyti pështyn në gotën me ujë dhe ulet në vendin e tij.
I treti i kthen pjatën përmbys shoferit dhe shkon e ulet pranë shokëve të tij.
Shoferi i shkretë nuk kundërshton aspak dhe del pa u ndjerë nga bari. Pas pak njëri nga vagabondët i thotë kamarieres:
- Çfarë lloj robi qenka ky? Burrëria s’i bëka dy lekë!
- Po!, - i thotë kamarierja, - edhe shoferllëku s’i beka dy lekë... Kur po dilte nga stacioni i karburantit, me Scanien e tij gjigande kaloi mbi tre Harley Davidson!...

Udhëtari

Biznesmeni i ri mbërrin në aeroport dhe shkon pranë Check-in-it dhe dorëzon valixhet.
Nëpunësi i thotë: “Mund të ma jepni biletën tuaj?”
Biznesmeni i jep biletën dhe shton: “Siç mund t’a shikoni nga bileta ime unë po shkoj në New York. Vetëm se dua që valixhja e gjelbër të shkojë në Londër dhe bluja në Paris.”
Nëpunësja e habitur përgjigjet: “Më vjen keq, po këtë nuk mund t’a bëj!”
Biznesmeni i ri: “Më bëhet qejfi që dëgjoj një gjë të tillë, pasi vitin që shkoi m’a bëtë!”

Psikologjia e njeriut

Një djalosh po përpiqej të gjente mënyrën për të folur me një vajzë të bukur në bar. Më në fund mblodhi forcat, iu afrua vajzës dhe i tha:
- A mund të flasim?
Vajza i kthehet duke bërtitur:
- S’ke turp! Unë nuk jam nga ato vajza që mendon ti!
Djaloshin u skuq nga turpi. Të gjithë po e shikonin. Iku dhe u ul në tavolinën e tij. Pas pak vjen vajza dhe duke buzëqeshur i thotë:
- Më fal për situatën e mëparshme. Unë jam studente e psikologjisë dhe po studioj reagimet e njerëzve në momente turpëruese.
Djaloshi i përgjigjet duke bërtitur me sa kishte në kokë:
- Çfarë? 200 dollar nata? U çmende ti?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›