E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikonat Shqiptare, ekspozohen edhe ne qytetin rus te Nizhni Novgorodit

Ne kuader te "Diteve te Kultures Shqiptare" ne Rusi, por edhe te 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, eshte celur ne Muzeun Shteteror te Artit te qytetit te Nizhni Novgorodit, ekspozita e ikonave shqiptare. Kjo ekspozite, pasi qendroi e hapur per rreth 1 muaj ne Muzeun Artit te Kultures Mesjetare ruse "Andrej Rublov" ne Moske, u transferua per te qendruar edhe nje muaj tjeter e hapur ne qytetin e trete me te madh te Rusise, Nizhni Novgorod. Ekspozita e ikonave shqiptare te periudhes mesjetare eshte pritur me mjaft interes nga drejtues te institucioneve vendore te qytetit te Nizhni Novgorodit, nga personalitete te artit, kultures, shkences, nga studiues te trashegimise kulturore, nga te rinj te ketij qyteti, perfaqesues te medias etj. Hapja e nje ekspozite te tille me vlera te trashegimise kulturore shqiptare ishte ngjarja e pare e ketij lloji qe ndodhte ne qytetin ruse me histori te vjeter. Kryetari i Bashkise se tij, Sarokin, e vleresoi mjaft organizimin e nje veprimtarie te tille ne kete qytet, veprimtari e cila, sipas tij, percon vlera shpirterore, historike dhe kulturore. Ndersa, Ambasadori Gjoka e vleresoi hapjen e ekspozites se ikonave shqiptare si nje ngjarje qe prezanton nje pjese te vlerave te medha shpirterore te popullit shqiptar, te trashegimise se tij historiko-kulturore dhe vlerave mjeshterore artistike. Ekspozita e ikonave shqiptare do te qendroje e hapur ne muzeun e ketij qyteti deri me 12 dhjetor 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›