E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nderon heronjte dhe ish-kryeministrat e kombit ne 20 vite

Ne jubileun e 100 vjetorit te Pavaresise, Kuvendi i Shqiperise nderon personalitete te politikes se Shqiperise dhe te Kosoves, ku perfshihen Lider i Levizjes Studentore te viteve 1990-1991, Azem Hajdari, "Mandela" i Shqiperise, Pjeter Arbnori, Lider i Levizjes Paqesore per Pavaresine e Kosoves, Gandin e Ballkanit, Ibrahim Rugova, Komandanti legjendar, hero i Luftes Clirimtare te popullit te Kosoves, Adem Jashari dhe ish Kryeministra te Shqiperise ne 20 vitet e fundit. Ne ceremonine ku u dekoruan pese ish-kryeministra te dale nga Partia Socialiste kane munguar Pandeli Majko dhe Bashkim Fino. Duke e vleresuar si mjaft te rendesishme kete moment, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate fjales se saj u shpreh se "kur kthejme koken pas, kujtohemi qe: Ne jemi brezi, qe jetuam ne 2 sisteme, ne diktaturen me te eger qe synonte te shkaterronte njeriun e te zevendesonte kombin me ideologji fallco, idhuj te rrejshem, jetuam ne sistemin me shtypes e me mizor". Topalli shtoi me tej se keto jane 20 vitet tona, keto jane vlera e kontributi yne ne kuroren e shtetit shqiptar. Keto jane fytyra e Shqiperise sot, qe ta gezojne femijet tane dhe femijet e femijeve tane. Atyre, qe ne 200 vjetorin e Pavaresise do kujtojne kontributin tone per kete vend. Por theksoi Topalli, Shqiperia nuk ka qene gjithmone keshtu. "Ne 100 vitet e saj kombi jone i ka njohur te gjitha. Ka njohur gezimet, hallet, ka njohur dhimbjet, ka njohur lotet, ka njohur plaget sic ka njohur mencurine, ka njohur burrerine, ka njohur sakrificen, ka njohur atdhedashurine. Ne kete 100 vjetor eshte detyra jone t'i kujtojme te gjitha. Te nderojme te nderuarit, te mos harrojme ata qe per me shume se gjysme shekulli shtypen popullin e tyre, te falim e te misherojme ata qe kane humb rrugen, por duhet t'i kujtojme", tha Topalli. Me tej kryeparlamentarja eshte shprehur se sot nderojme ish kryeministrat e vendit tone gjate ketyre 20 viteve ne Shqiperi. "Sot perkulemi me nderim per heronjte e Kosoves, per Gandin e Ballkanit Ibrahim Rugova e per luftetarin legjendar Adem Jashari. Sot kujtojme e nderojme Mandelen Shqiptare Pjeter Abnorin dhe liderin e levizjes studentore Azem Hajdari", u shpreh ajo. Ne kuadrin e festimeve e te nderimeve per 100 vjetorin e pavaresise, Kuvendi i Shqiperise ka bere disa ceremoni. Topalli tha se kemi nderuar ngjarjet, vendet e personalitet e shquara te historise shqiptare, shume prej te cilave ishin fshire nga ata qe deshen te shkruajne historine. "Sot aktivitetin e kam disi te vecante se dua t'i jap mirenjohje ish kryeministrave te 20 viteve te fundit, se sic ka thene njeri prej tyre ata jane pjese e historise", theksoi Topalli.

Personalitet e nderuar

Azem Hajdari (1963 - 1998)

Pjeter Arbnori (1935-2006)

Fatos Nano (1952).

Ylli Bufi (1948-)

Vilson Ahmeti (1951-)

Aleksander Meksi (1939-)

Bashkim Fino (1962-)

Ilir META (1970 - )

Pandeli Majko (1967- )

Ibrahim Rugova (1944-2006)

Adem Jashari (1955 - 1998)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›