E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimi i liderëve për Presidentin e ri

Mazhoranca pritet të mbledhë një tryezë me aleatët e vetë, ku do të diskutojë për kandidaturat.

Ashtu sikurse e ka thënë më parë edhe kryeministri Sali Berisha, kandidati duhet të ketë patjetër edhe mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë ditëve të fundit, negociatat kanë qenë intensive.

Takimi pritet të nisë rreth orës 19:00, ku thuhet paraprakisht se do të jetë edhe lideri i opozitës Edi Rama. Ndryshe nga takimi i parë Rama-Berisha, në takimin e sotëm do të jetë edhe Meta.

Takimi i sotëm midis liderëve është më i “lehtë”, pasi nuk ka paraprakisht një kandidat, ndryshe nga takimi i shkuar kur në garë ishte Xhezair Zaganjori, i cili dha dorëheqjen nga kandidimi të premten. /Start/

                                                                                             2012-06-10 09:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›