E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa e parë 'gay' në Kubë

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 19:58

Të dielën në Kubë, përkatësisht në kryeqytetin e këtij shteti, zhvillohet martesa e parë mes një homoseksuali dhe një transvestiti.

Ignacio Estrada do të martohet me Wendy Iriepa, i njohur zyrtarisht si grua pas operacionit nëpërmjet të cilit ka ndryshuar gjini.

Ky operacion është kryer me shpenzimet e shtetit kubanez.

Deri më tani në Kubë nuk është e lejuar martesa mes personave të të njëjtit seks, por në këtë rast kjo nuk quhet “martesë gay” sepse tashmë Iriepa konsiderohet femër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›