E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp i beson Defoes

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 21:00

Harry Redknapp është i gatshëm ti ofron sulmuesit Jermain Defoe mundësinë për ringjalljen e karrierës së tij në Tottenham duke insistuar se 28 vjeçari mund të kalon një “sezon të madh”.

Defoe spekulohej me largim nga White Hart Lane gjatë kësaj vere pasi shënoi vetëm katër gola në Premierligë edicionin e kaluar.

Mirëpo, Redknapp ende e konsideron sulmuesin në planet e tij. “Ai tani duket në formë të mirë fizike dhe është shfaqur i rrezikshëm në përgatitje andaj varësisht nga përpjekjet e tij ai mund të kalon një sezon të madh”, tha Redknapp për Sunday People.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›