E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik kthehet ne vendngjarje

Autoritetet norvegjeze thone se 32 vjecari i cili rrefeu se ka vrare 69 njerez muajin e kaluar ne nje ishull liqenor i ka pershkruar vrasjet me detaje te hollesishme gjate nje vizite te mbikqyrur rrepte ne skenen e krimit.

Prokurori Paal Fredrik Hjort duke folur sot ne Oslo tha se Anders Behring Breveik drejtoi policet ne ishullin Utoja per 8 ore duke pershkruar itenerarin e bere ne 22 korrik 40 km ne veriperendim te kryeqytetit.

32 vjecari ka pranuar se ai vendosi bomben jashte zyrave qeveritare ne Oslo mengjesin e se njejtes date duke vrare 8 njerez.

Media norvegjeze shfaqi pamjet e mberritjes se Breveik dje ne skenen e krimit me autoritetet ne te njejtin traget qe ai perdori per te shkuar ne ishull muajin e kaluar. Ai ishte i lidhur me litare dhe kishte te veshur nje jelek anti plumbe.

Ai eshte pare qe te tregonte me dore nga vendngjarja dhe te improvizonte ne ajer momente kur godiste me armen e zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›