E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesa e parë homoseksuale në Kongresin amerikan

Shënohet martesa e parë homoseksuale në Kongresin amerikan. Senatori 72-vjeçar Barney Frank e realizoi më në fund ëndrrën e tij, për t’u bërë anëtari i parë i senatit që arrin të realizojë një martesë homoseksuale. Ai u martua me partnerin e tij 42-vjeçar James Ready, me të cilin kishte një lidhje prej vitesh.

Mbrojtës prej një jetë të tërë i të drejtave të homoseksualëve, Frank kishte shprehur prirjet e tij homoseksuale qysh në vitet 80-ta dhe shënon tashmë një rekord për vendin e tij, duke qenë se është i pari anëtar i senatit amerikan që arrin të legalizohet në një martesë homoseksuale.

Ceremonia e martesës u zhvillua në Boston dhe u kryesua nga guvernatori i Masachussetsit, Deval Patrick. Të ftuarit ishin me qindra, pjesa më e madhe e të cilëve, kolegë parlamentarë të Frankut.

Në dasmë u vlerësua shumë kontributi i senatorit amerikan në luftën kundër diskriminimit seksual në SHBA dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›