E Diel, 1 Nëntor 2026

Gauck: Pse të shpëtojë Gjermania euron?

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, i kërkoi kancelares Angela Merkel të shpjegojë se përse vendi i tyre duhet të shpëtojë euron, përpjekje këto të cilat po i kushtojnë shumë tatimpaguesve gjermanë.

Në një intervistë për rrjetin televiziv gjerman, ZDF, Gauck tha se Merkel "ka për detyrë të përshkruajë në detaje, se çfarë presupozon shpëtimi i euros, duke përfshirë edhe ndikimin në buxhet".

Presidenti gjerman vërejti se udhëheqja politike e ka të vështirë të shpjegojë përse ka rëndësi jetike që Gjermania të luajë një rol kyç në shpëtimin e monedhës së Evropës.

"Ndonjëherë është e vështirë për të shpjeguar çfarë do të thotë e gjithë kjo, por ndonjëherë mungojnë përpjekjet për t’iu thënë hapur njerëzve, atë që ndodh me të vërtetë," tha Gauck.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›