Liberalët kryesojnë në Libi

Libia është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve të para të lira në vend, të cilat mund të çojnë në një fitore të papritur të të moderuarve, në në kurriz të islamikëve.
Sipas zërave më të fundit ata duket se kryesojnë në disa vendvotime në Tripoli dhe në Lindje.
Nëse rezultatet do të konfirmohen, Libia do të jetë vendi i parë i “Pranverës arabe” që islamikët mposhtën në votime.
Gjithsesi lajmi është përgënjeshtruar nga Komisioni Zgjedhor. “Ne jemi ende duke pritur rezultatet”, thanë zyrtarë të Komisionit.
Një rezultat përfundimtar pritet mes të hënës dhe së mërkurës.