E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Egjiptit injoron ushtrinë

Kryetari i parlamentit të Egjiptit caktoi mbajtjen e seancës së radhës për të martën, si shenjë kundërshtimi ndaj ushtrisë së fuqishme, e cila ka mbështetur vendimin e një gjykate për shpërbërjen e legjislativit.

Thirrja e kryetarit, Said el Ketani, siç raporton agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, vjen pas kërkesës për mbledhjen e parlamentit, të bërë nga presidenti i ri, Mohammad Morsi.

Këshilli ushtarak që ka udhëhequr vendin që nga shkurti i vitit 2011 po mbështetet në vendimin e muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese Supreme për ta shpërbërë parlamentin, i cili dominohet nga anëtaret e Vëllazërisë Myslimane.

Analistët thonë se dekreti i Morsit për ta anuluar vendimin e gjykatës për shpërbërjen e Parlamentit të Popullit mund ta intensifikojë betejën ndërmjet ushtrisë dhe presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›