Martesa lidh tropojanet me shqiptarët e Malit të Zi
TROPOJË- Martesa ka bërë që banorët e komunës së Margegajt (Tropojë) dhe të zonës së Plavës e Gucisë (Mal i Zi) të rrisin marrëdhëniet miqësore mes tyre.
Forcimi i këtyre marrëdhënieve është vërejtur veçanërisht pas vitit 2000. Këtë e tregon edhe fakti se gjatë kësaj periudhe mbi 25 vajza nga fshatrat e komunës Margegajt janë martuar në fshatrat e zonës së Plavës dhe Gucisë të Malit të Zi.
"Lidhjet mes tyre i lehtëson edhe miratimi i hapjes së pikës doganore të Vranicës, gjë që do të lehtësojë lëvizjen e banorëve në të dy anët e kufirit, por janë aq pranë me njëri tjetrin", thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj.
Ndërkohë, sipas kryetarit të komunës për lehtësimin e lidhjeve të banorëve në të dy anët e kufirit është i domosdoshëm ndërtimi i aksit rrugor Bajram Curri-Cerem, rreth 45 kilometra i gjatë. Projekti i kësaj rruge është përgatitur, ndërsa i është dërguar Ministrisë së Turizmit për të ndihmuar në mundësinë e financimit.
(el.me/BalkanWeb)