E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 545 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohet 545 kilogram hashash në kufirin shqiptaro-grek, në Igumenicë ndërsa arrestohen 6 persona.
 

Sipas informacioneve më të fundit janë arrestuar dy shqiptarë 55 dhe 38 vjeç si dhe 4 shtetas grekë ku mes tyre edhe dy femra. Mësohet gjithashtu se është në kërkim edhe një shtetas shqiptar i cili dyshohet se ka kaluar kufirin për në territorin shqiptar.
 

Droga e sekuestruar është gjetur në një furgon të braktisur dhe të fshehur midis shkurreve në fshatin kufitar grek Reveni të rajonit të Filatit.

Droga dyshohet se është transportuar me mushka nga territori shqiptar dhe më pas është ngarkuar në furgon dhe ende nuk dihet pse është braktisur furgoni.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›