E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Patriotët pa atdhe të lënduar? Me turqit lidhje të fuqishme gjaku

TIRANE- Kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD- së informoi në lidhje me vizitën e tij të fundit në Turqi, ndërsa u ndal të komentojë edhe deklaratat e bëra nga ai, se mes shqiptarëve e turqve ka lidhje gjaku. Sipas Berishës janë të kota “pikëllimet” e historianëve, pasi kjo është një deklaratë mëse e vërtetë. Ai shtoi se në Tuqi jetojnë më shumë shqiptarë se në Ballkan.

“Në atë shtet ka më shumë shqiptarë se në Ballkan, ky është realiteti. Historia e dy vendeve është një histori që daton në shekuj. Shqiptarët ndjehen krenarë me Skëndërbeun, dhe kanë të drejtë po nuk mund të injorojnë dhe Barbarosën që ishte shqiptar, ishte zoti i deteve, janë krenar me Lekën, por nuk mund të mohojnë Sinan Pashanë që zotëroi vendet nga deti Balltik në detrat e Jemenit. Janë krenar me Naimin por nuk mund të injorojnë Samiun ndër themeluesit e Turqisë moderne. Perandoria është në arkiv. 100 vitet janë vitet e bashkëpunimit mes dy vendeve sovrane. Meqënëse disa patriotë pa atdhe janë ndjerë të pikëlluar, ju them se shesin injorancën e tyre çdo ditë. Se cila është origjina e fiseve ilire dhe atyre turke është qartësisht e njohur, dhe se cilit grup i përkasin këto janë në njohuritë elementare të të gjitha shkollave e niveleve, por të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut është qesharake”, tha Berisha.

Në mbrojtje të deklaratës së tij, Berisha u shpreh se “Janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi, ka me miliona martesa, është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë gra gra shqiptare. Cfarë të themi ne që këta s’kano gjak shqiptar, se kanë gjak të përzierë? Jam shumë krenar me ta, se ata janë krenar me shqiptarët. Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”, shtoi Berisha.

GAZSJELLËSI, BERISHA: ERDOGAN MBËSHTETJE TË FUQISHME SHQIPËRISË
Berisha deklaroi më tej se përvec investimeve turke në Shqipëri që kanë pësuar rritje e pritet të rriten më shumë, ai ka marrë mbështetjen e homologut Erdogan edhe për projektet e gazit.

“Në fushën e energjisë, mora garanci nga Erdogan se ai dhe qeveria e tij mbështesin plotësisht projektet, të cilat realizojnë kalimin e gazit nëpër Shqipëri dhe bëjnë të mundur që edhe Shqipëria e shqiptarët të shqyrtëzojnë këtë potencial. Kjo mbështetje ka qënë konstante, por sot është më e fuqishme se kurrë. Dua të shpreh falënderim të përzemërt për këtë mbështetje”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Mandati i Seserit', Berisha: Rama mos të kërcënojë me bllokim, por ta dërgojë në Apel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›