Aksident në Fier, vdesin dy bashkëshortët, plagoset djali
Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Ballsh, ku për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë, ndërsa është plagosur djali i tyre.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:30 në vendin e quajtur Kthesat e Visokës.
Personat që kanë humbur jetën janë dy bashkëshortët Ramadan e Anife Minaj, përkatësisht 76 dhe 70 vjeç, ndërsa i palgosur është djali i tyre Vladimir Minaj 38 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit, ndërsa mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të çiftit Minaj.
Shkrime të tjera me interes:
- Përgjaket aksi Vlorë-Fier/ Humbin jetën në aksident tre personave, mes tyre dy fëmijë Fier- Një aksident rrugor i ka marrë jetën tre personave...
- Sherr me thika, vritet 50- vjeçari, plagoset i biri me të vëllanë Berat- Si pasojë e një sherri me thika ka gjetur...
- Fier, aksidenti shuan nje familje Ne fier eshte rregjistruar aksidenti me I rende automobilistik I...